Samiti i Diasporës pa Diasporë

Emigracioni Kryesore

samiti-kozeta zylo

Keze Kozeta Zylo   /    Bashkimi është një nga fjalët më kuptimplote dhe më të rëndësishme për Kombin tim, por në se nuk e zbatojmë në praktikë kjo fjalë kaq e rëndësishme dhe kaq e bukur shëmtohet sepse zëvendësohet me “PERÇARJE”…

Bashkimi i Kombit bëhet kur mblidhen pozitë, opozitë dhe Diasporë së bashku. Ndonëse pozita dhe opozita I ka “përfaqësuesit” e vet në Parlament, Diaspora akoma nuk i ka përfaqësuesit e saj për këtë samit. Konkretisht jemi tek samiti i Diasporës i propozuar nga k/ministri Edi Rama, por në bazë të informacioneve publike që kam të botuara në gazeta lexoj se opozita, presidenti dhe shumë të tjerë nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për këtë samit, pra aktiviteti me togfjalëshin e madh “samiti i Diasporës” kryhet i njëanshëm…që i shkon jo samitit.

Këtu në Diasporë në Amerikë meqënse jetoj mjaft aktivisht prej gati 20 vjetësh dhe e njoh mirë punën që bëhet pasi i kam pasqyruar shumë aktivitete të rëndësishme dhe kam qenë e ftuar si media “Alba Life” TV, asnjëherë nuk jemi mbledhur për të diskutuar rreth samitit, dakordësisë për këtë samit dhe nëse ndodh dakordësia që për mua ngelet utopike, ëndërr, kush duhet të na përfaqësojë?…

A nuk do të ishte mirë që njerëz që punojnë fort për Kombin, të integruar në Amerikë, politikanë shqiptarë në Amerikë që janë fare të paktë, kryetarë shoqatash, dhe ambasadorja në Washington dhe në UN të takoheshim dhe te diskutonim rreth Samitit të Diasporës?

Kryeministri dhe këshilltarët e tij rreth Samitit në se “ka” të cilët të krijojnë përshtypjen se punojnë si celula ilegale s’duhet të kërkonin vetëm aplikimin në online, pa program, pa asgjë, bosh, duhet të sillnin programin e detajuar, çështjet që do të diskutonin dhe në fund në se binim dakord të dilnin përfaqësuesit në një konferencë shtypi për ta bëre publike në të gjithë Diasporën. Si mund të shkohet pa program, të marresh rrugën, të harxhosh dollarët lumë dhe të vihesh në rresht si delet? Konkretisht si bashkëthemeluese e TV “Alba Life” dhe e shkollës Shqipe “Alba Life” me një program tejet serioz dhe me plot profesionalizëm s’ka të drejtë askush të më përfaqësoje, sepse si anëtarë të Diasporës nuk kemi zgjedhur asnjë përfaqësues të shkollës shqipe, ndryshe quhet private dhe një rrugë jo e ndershme.  Duhet të bëhej votimi që të zgjidheshin përfaqësuesit e Diasporës, po kjo do të ndodhte në se kishte një strategji, në se kishte një vullnet të mirë për të arritur ndershmërisht atje ku të çon demokracia e vërtetë. Si mund të marrin guximin ata që e organizojnë këtë samit që në fakt akoma s’kanë deklaruar emrat e tyre, por veprojnë në ilegalitet, dhe të thonë publikisht përfaqësuesit e Diasporës, kur asnjë nuk është zgjidhur nga Diaspora që të më përfaqësojë?  Ç’mjerim!

Të jetosh në Amerikë dhe të të hajë përsëri miku, shoku, servili, djalli, dreqi me të bir, është më se përçarje është më se tronditëse…

Vetëm së bashku ëshë suksesi, vetëm së bashku ëshë BASHKIMI!