Sasia më e madhe e reshjeve që nga viti 1776!

570

anglia-fjala ne fb

Shërbimi Moti paralajmëroi se një valë e re e stuhive pritet për të goditur vendin, me erërat  me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë në jugperëndim të Anglisë, dhe deri në 40 milimetra të shiut në vetëm gjashtë orë.

Kryeministri Kameron u zotua për të bërë “gjithçka që duhet” për të ndihmuar komunitetet e prekura nga ngjarjet ekstreme të motit dhe premtoi se “paratë nuk janë një çështje” në përpjekjet për të adresuar situatën. “ Natyrisht ne po përballemi me një kohë shumë të vështirë, sepse po përballemi me fillimin e vitit me një sasi shiu që prej 250 vjetësh, dhe ne por ne luftojmë në të gjitha frontet për të ndihmuar njerëzit. Ne kemi venë në dispozicion ushtrinë që ka vënë mijëra thasë rëre rreth shtëpitë e njerëzve, më shumë se 300.000 njerëz panë më në fund rilidhjen e energjisë elektrike natën e fundit. Rreth 16,000 familje në jug të Anglisë ka mbetur pa energji elektrike, pasi stuhitë kanë rëzuar pemë dhe kanë shkatërruar infrastrukturën”

Agjencia e Mjedisit ka lëshuar 17 paralajmërime për përmbytjet e rënda, që do të thotë se mund të rrezikohen jetët, kryesisht në Surrey dhe Berksir ku zonaThames është përmbytur. Britania po përballet me dimrin më të lagështirë për shumë vite, ndërsa në janar ka shënuar sasinë më të madhe të reshjeve që nga viti 1776. Mijra shtëpi në jug të Anglisë janë përmbytur, ndërsa pjesët e Somerset janë nën ujë për më shumë se një muaj.