Së shpejti ndërtimi xhamisë në Athinë

377

Në përfundim e sipër është rasti i ndërtimit të një xhamie në Athinë, një problem i folur dhe i s’tërfolur në 20 vitet e fundit. Flitet dhe shkruhet në mediat greke për një ndërtesë moderne, që nuk të kujton asgjë për një xhami osmane me minaret, pasi këto minaret prishin pamjen e këtij vendi. Simbas publikimeve te tyre për informacion ekskluziv të gazetës “Ta Nea”, e vetmja gjë që mbetet për ndërtimin e kësaj ndërtese modern është ankandi i projektit nga Ministria e Transportit të Greqisë. Vendimi për zbatimin e xhamisë u mor shtatorin e kaluar, para ofertës fyerje të Kryeministri turk, Tayyip Erdogan, ku Turqia kishte marrë angazhim  për të paguar ndërtimin e xhamisë, një vendim që u kundërshtua nga Lidhja Myslimane e Athinës.

xhamiaNdërtimi i xhamisë është parashikuar për 350 besimtarë dhe kostoja e saj do të jetë 846.000 €, ndërsa në ndërtimin e saj do të mungojnë minaret tradicionale, pasi ndërtimi i xhamisë nuk është i lidhur me harmonike me mjedisin. Theksojme se Athina është i vetmi vend që nuk disponon zyrtarisht një Xhami si kult fetar, në një kohë që myslimanët e vdekur duhet të udhëtojnë mbi 800km për tu varrosur ne varrezat e tyre ne veri te Greqise.