Selanik: Nga kriza ekonomike braktisin shkollën 1 në 4 nxënës

324

FEMIJET NE SHKOLLEShkaku kryesor është kriza ekonomike dhe papunësia e prindërve të tyre, një dhimbje që me sa duket po prek edhe femijët e pafajshëm të greqisë, një vendi dikur ish parajsë. Problemet e tyre , siç vihen në dukje nga media e shkruar vendase, që përballen me shkollat, mësuesit dhe nxënësit vijnë nga shkurtimi i fondeve për mjetet shkollore. Në një konferencë për shtyp, mësuesit kanë përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj dekretit presidencial për vlerësimin, sepse një gjë e tillë nuk është i lidhur me përmirësimin e punës edukative dhe kushtet e infrastrukturës shkollore, por as me paga dhe karrierën e mësuesve.

Profesorët dhe mësimdhënësit kanë folur për mangësi të theksuara në shkolla dhe situatat e përshkruara të studentëve, si  kequshqyerja dhe klasa pa ngrohje, si dhe problemet në studentët (në shkolla si: Serres, Kastoria dhe Kozani). Siç u përmend, në mbarë Greqinë, ka rreth 2.000 mungesa vende pune për mësuesit, sidomos në specialitetet fillore, dhe në shkollat ​​e mesme. Sipas provave të paraqitura në zonat e Selanikut, sidomos në shkollat ​​e mesme dhe shkollat ​​në ato likio, braktisjet kanë arritur në 25%, nga 12% që ishin në vitin 2009.Shkaku kryesor është kriza ekonomike dhe papunësia e prindërve, që i kthen shumë studentë në kërkim të punës