SHBA, luftë ndaj gjarpërinjve

385

gjarperi 2

Ashtu si në Luftën e Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të rikthehet të bombardojnë Guamin, ishullin e vendosur në Oqeanin Paqësor, por këtë herë jo me bomba, por me qindra mijëra minj të ngordhur nga helmet. Ky bombardim i padëgjuar në histori synon të frenojë shkatërrimin e florës dhe zinxhirin ushqimor, nga shtimi i papërmbajtur i popullatës së gjarpërinjve që është evidentuar së fundmi.

Ekspertët kanë llogaritur se mbi dy milionë gjarpërinj, të një specie që qëndron e varur në pemë janë prezentë aktualisht në pyjet e ishullit të vogël. Si rrjedhojë, ata kanë shfarrosur pothuajse çdo gjallesë që konsumohet prej tyre dhe rrezikojnë që të shkatërrojnë të gjithë jetën e gjallë të ishullit, si rrjedhojë e shkatërrimit të zinxhirit ushqimor. Minjtë janë ushqimi i preferuar për këto gjarpërinj dhe ata do të lëshohen nga avioni në zonat më problematike, ku popullata e gjarpërinjve është më e shumtë. Sipas ekspertëve, futja e helmeve tek minjtë e ngordhur përbën mënyrën më të efektshme për të eliminuar pjesën më të madhe të kësaj popullate kërcënuese gjarpërinjsh. Nëse kjo ndërhyrrje nuk do të realizohej, sipas ekspertëve, jo vetëm që jeta e gjallë në Guam do të zhdukej, por vihej në rrezik edhe ishulli shumë më i madh i Hauait, i cili është një shtet amerikan. Guami është një territor amerikan që prej marrëveshjes së firmosur me Spanjën në vitin 1898, por u sulmua dhe u përdor për katër vite si bazë nga Japonia, në Luftën e Dytë Botërore.