SHBA: Para 23 qershorit do rikthehet konflikti i ashpër

667

Ndaresitë e brendshme politike dhe ato etnike, do të përbëjnë rrezikun më të madh për Ballkanin Perëndimor për vitin 2013. Ky është vlerësimi i agjencive amerikane të zbulimit, sipas raportit të përvitshëm që ato i paraqesin Kongresit. Raporti u paraqit dje nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar James Clapper, gjatë një seance në Komisionin e Përzgjedhur të Senatit për Çështjet e Zbulimit.

Sipas vlerësimit të agjencive të zbulimit, shtetet e të dobëta të këtij rajoni vuajnë nga ngecja ekonomike, papunësia e lartë, korrupsioni dhe një shtet i dobët ligjor. Megjithëse gjendja e sigurisë në veri të Kosovës, të banuar nga shumica serbe, është përmirësuar që nga viti 2011, angazhimi diplomatik dhe ai në fushën e sigurisë i perëndimit, është i nevojshëm për zbatimin e marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.