Shehu: “Kuvendi është kthyer si atëherë që veçse priste koka”

Politika

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka komentuar kërkesën e deputetëve të PS-së, për shkarkimin e Arben Malaj nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, duke shtuar se “Kambanat po bien për forcimin në Shqipëri të një sistemi autokrat, të bazuar mbi modelet e despoteve të Lindjes”.

Postimi i plotë:

 “Kembanat” nuk bijne per Z.Malaj.

 Mbas fillimit te procedurave per shkarkimin e Presidentit Meta, maxhoranca mbledh firmat e deputeteve per shkarkimin e Z.Malaj.

 Dhe kjo jo me inisiative te vete Bankes, por te deputeteve, pra ndesh me Ligjin dhe mbi ngjyrime politike. Kuvendi i Shqiperise keshtu po merr rolet e Pleniumeve te dikurshme te KQ, qe vecse priste koka.

“Kembanat” po bijen tashme qartesisht per atrofizimin e demokracise e pluralizmit shqiptar.

 “Kembanat” po bien per forcimin ne Shqiperi te nje sistemi autokrat, te bazuar mbi modelet e despoteve te Lindjes.

 Argumentat per rastet nuk kane asnje vlere; te tilla si per “shkelje te etikes” etj, mund te gjenden rendom per gjithesekend, ashtu sic gjente Diktatori dikur ne po ate godine, ashtu si “gjykatat” denonin me Nenin 55, apo ashtu sic veprojne autokratet e sotem.

 Rendesi ka mentaliteti, procedurat, transparenca, pranimi ose jo i diversitetit; mesazhi tejet alarmant qe tregon se “shtegu” antidemokratik po transformohet cdo dite e me shume ne Shqiperi ne nje “autostrade” te rrezikeshme drejt Lindjes.

 Quo vadis keshtu Vendi im?