Shoqata “Çamëria”: Greqia të heqë Ligjin e Luftës.

127

ministri grek ne tiraneNë prag të vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Tiranë, shoqata “Çamëria” ka organizuar një protestë para Ministrisë së Jashtme. Ndërkohë, Kotzias ka mbërritur në Ministrinë e Jashtme. 

Protestuesit kanë kërkuar që Greqia të heqë Ligjin e Luftës.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh për mediat se ka ardhur koha që të “ndahen gjërat: Shqipëria është vend mik apo armik për Greqinë. Ka të moshuar që nuk mund të shkojnë dot të shohin vendin ku kanë lindur. Vetëm Greqia mund ta bëjë këtë. Ata kanë frikë nga 80-vjeçarët e Çamërisë. Ju garantoj se çështja çame është çështje e drejtë dhe e të gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog”, deklaroi Idrizi.