Shoqëria civile proteston në Berat: Jo shitjes së detit

Politika

Përfaqësues të shoqërise Civile të ardhur nga Tirana dhe qytete të tjerë të vendit kanë protestuar sot në Berat për çështjen e detit, çamerisë dhe hapjes së varreve të ushtareve grek në Gjirokastër.

“Nuk jemi mbledhur këtu për partitë politike, por për një çështje të madhe siç është ajo e marrveshjes për detin”, u shpreh  Aulon Kalaja.  Ata thanë se kjo nuk është një portestë politike, por një protestë partiotike. Berati, ka treguar se ka nxjerrë burra shteti dhe nga ky qytet ne i themi Qeverisë se nuk mund të bëjë pazare me trojet, siç është duke bërë me çështjen e detit, me çështjen çame.

“Qeveria pazarin e parë e nisi në Kretë, e vazhdoi në Korçë, por ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne kërkojmë transparencë për bisedimet me Greqinë, dhe qeveria do ti fal Greqisë 12 milje det. Ne i themi jo shitjes së detit, do ta mbrojmë vendin tonë”, tha ai.