Shpërthen Dosti : Një Kombëtare për t’u harruar një orë e më parë

Futboll Kryesore Sporti

Edmond Dosti ish lojtari i Partizanit i viteve 90-të dhe i kombëtares , golëshunesi më i mirë me 21 gola me 1993, por deri me sot mbetet si një nga golshënuesit më të mire i Shqipërisë me 38 gola me ekipin e Laçit më 1989-1990, duke fituar “Kepuca e Artë”

Menjëherë pas ndeshjes nga loja e dobët e përfaqësuese sone Dosti eshte shprehur per Focus News se: “ Një Shqipëri që duhet harruar një orë e më pare, madje në një nga paraqitjet e saj më të dobëta në dy vitet e fundit. Pa fantazi dhe e pa qarte, konfuze në fushë pa asnje lloj ideje, pa mesfushe dhr pa një lojtar organizator. Pra pa një Play – Maker. Një mesfushe tëresisht anonime me nje sulm komplet inegzistent, pa folur për mbrojtjen të cilën norvegjezet e çanë si në qender po ashtu edhe nga krahët sa here që deshën vete.

Dhe falë Strakoshës, Shqiperia del e mundur nga Elbasan Arena vetëm me rezultatin minimal 1-0,  sepse ne fakt tre pritjet decizive  e shpetimtare duhet tu  kishin dhënë norvegjezeve minimumi një fitore të thelle,  ashtu sic u zhvillua loja e ashtu siç u paraqitën situatat në portën tonë.

Në të gjithë drejtimet, fizikisht, teknikisht, atletikisht, taktikisht në luftën për topin e parë, në dyluftimet e fituara, në mbulimin një për një. në mënyrën përfekte e të shpejte të daljes në sulm, në qarkullimin e topit, në pasimet e në volumin e lojës në tërësi kundershtari ishte më lart se Shqiperia e Panucit që nuk u ngjit dot per asnjë çast as edhe ne nivelin  e lojes së një ekipi të Superliges Shqiptare e jo më të një kombetareje.Sot kjo kombëtare çaloi e dështoi ne gjithçka, ndaj ose Panuci ka shumë ide në kokë që mbeten vetëm fjalë e ai nuk di se si ti transmetojë dot ato tek ekipi e tek lojtarë të veçantë, ose duhet të pranojmë që skuadra e individe nuk dijnë se si ti interpretojnë ato në fushën e lojës.

 Një Strakoshë e një Grezde janë fare pak për të mos thënë asgjë përballë një kundërshtari që luajti në fushë me 11 lojtarë ndaj një Shqipërie me 2 lojtare e 9 figurante”, Ka përfunduar ish lojtari i Partinait Edmons Dosti