Shpresat shpartallojne Austrine

591

shpresat-shpresat

Kanë shpërthyer në ndeshjen e fundit, djemtë e Kombëtares U21 kur kanë mundur brenda në shtëpi Austrinë me rezultatin  1-3. Ekipi i drejtuar nga Skender Gega, ka qenë superior gjatë gjithë ndeshjes ndaj një kundërshtari që ka nxjerr gjatë gjithë kohës presionin e kuqëzinjve tanë. Rezultati është zhbllokuar nga një i gol i Kavazaj në minutën e 19-të, pa u mbyllur mirë pjesa e parë ka qenë sulmuesi Shkurtaj, që ka dyfishuar rezultatin e ndeshjes, çka i ka bërë shumë të vështirë detyrën e vendasve për të balancuar rezultatin.

Në fillimin e pjesës së dytë kuqezinjtë 21vjeçar kanë arritur të shënojnë edhe golin e tretë me autor Shalën në minutën e 57-të, duke e mbyllur takimin pa i lënë hapesira kundërshtarëve.  Austria ka shënuar vetëm me 11 metërsh në minute e 90 një gol që vlente vetëm për statistike. Kjo ishte fitorja e dytë për ekipin shpresa në grupin eliminator për kampionatin Europian.