Shqipëria me 19 ministri, ndërsa Hungaria 8

Korrupsion Kryesore

rama i vogelShqipëria mund të jetë një vend i vogël në Evropë, por është një shtet që për nga madhësia në qeveri është një nga më të mëdhat në Evropë, duke u renditur pas Rumanisë dhe Rusisë. Janë këto dy vende  që përbëjnë qeveritë e tyre me një numër të madh ministrash. Numri i madh në përbërjen e qeverisë tregon se varfëria ende nuk përbën problem për qeverinë aktuale, e cila e rriti kabinetin qeveritar në 33 përqind në krahasim me qeverinë e mëparshme. Shqipëria nga 14 ministri që kishte dy vite më pare sot gjëndet me 19 ministri, duke e çuar Shqipërinë në këtë drejtim nënkampione të Evropës.

Kriza që ka mbërthyer shumë vende të Evropës bëri që të gjejnë mënyra të ndryshme ne reduktimin e ministrive, në një kohë që vendi ynë bëri të kundërtën. Duke i hedhur vendeve të BE, shikojmë se disa prej tyre me popullsi 20 apo 30 herë më shumë, kanë 5-6 ministri më pak se ne vendin tone. Shqipëria si vend ballkanik edhe pse nuk e ka atë lluks, për nga numri i madh i kabinetit qeveritar me 19 ministri renditet pas Rumanisë që ka 23 ministri, duke treguar mentalitetin ballkanas se numri i madh i ministrive do të zgjidhë sa më mire problemet e vendit të tyre.

Po t’i referohemi në këtë drejtim si, Gjermanise, Francës, Polonisë apo Spanjës do të vërejmë se këto vende  kanë nga 4-5 ministri më pak se vendi ynë. Në Britanin e Madhe për modelin e saj të qeverisjes, ka në kabinetin e saj 12 ministri me prtofol, po kaq ka edhe Polonia, Belgjika. Thua të jetë një rastësi, apo çmënduri?

rama ne focusNga njera anë shikohet se Shqipëria për nga kushtet që ndodhet aktualisht nuk i përshtatet një kabineti kaq të madh qeveritar, aq sa në çdo ministri  mungon publikimi i buxhetit se sa i kushton vendit. Nga ana tjetër qeveria nuk justifikon numrin e madh të 19 ministrive, kur fare mire mund të reduktoheshin ashtu si është bërë në vendet e tjera të BE. Një shëmbull të mire në këtë drejtim dha vendi fqinjë Greqia, e cila reduktoi 10 ministri, duke dubluar tre ministri në një të vetme, gjë që e shohim edhe në shumë vende të tjera të Evropës. Të njëtën gjë pat bërë edhe Polonia që nga 18 ministri që kishte më pare, sot përbën kabinetin qeveritar nga 12 ministri, ndërsa Hungaria është i vetmi shtet që ka numrin më të vogël me 8 ministri. Ndjekur nga Hollanda me 11.

Mesatarja e ministrive ne këto vende të Evropës është afersisht 13.7 përqind për çdo vend. Edhe pse vendi ynë nuk e ka atë lluks, në tabelën e mëposhteme të bie në sy që Shqipëria renditet i treti për nga numri imadh i ministrive, duke ndjekur Rumaninë me 23, Rusinë me 20.

Lidhur me këtë problem po publikojmë përbërjen e kabinetit qeveritar të disa shtete të Evropës

  Vendet                     Nr. ministrive             Popullsia në milionë                           
  Franca                            16                                       65.3  
  Italia                               17                                       60                                                  
  Gjermania                     15                                      81.8
  Britania e Madhe          12                                   62.2
  Polonia                           12                                     38.5
  Irlanda                           14                                      4.1
  Belgjika                          12                                     10,9                                              
  Portugalia                      13                                    10.5
  Greqia                            16                                      10.7
  Çekia                              16                                     10.6
  Hungaria                         8                                     9.9
  Austria                           13                                     8.5
  Norvegjia                       14                                     5.2                              
 Sllovakia                         13                                     5.4
 Turqia                             15                                    76.2
 Serbia                              14                                     7.4
 Rusia                               20                                    142,3
Rumani                            23                                      19
Shqipëria                         19                                       2.9