Shqipëria në 10-vendet e para në Evropë për numrin e lartë në burgje…

92

Të dhënat, të marra nga Organizata Botërore e Burgjeve dhe Kombeve të Bashkuara, tregojnë numrin e të burgosurve në Europë ndaj numrit të përgjithshëm të popullsisë, në grafi shihen vendet e Evropës ku Shqiperia renditet ne vendin e 10-të me 0.19%, duke u renditur pas Rusisë , Turqisë , Polonisë , Estonise etj.

Shqipëria, sipas të dhënave, ka 5.447 të burgosur, që përbëjnë rreth 0.2 % të popullsisë, e barabartë në normë me Poloninë dhe Sllovakinë. Serbia, një tjetër shtet i rajonit, ka normë më të ulët të të burgosurve ndaj totalit të popullsisë, me rreth 10 mijë të burgosur por me normë 0.11 %. Edhe Maqedonia e ka normën më të ulët se sa në vendin tonë, me rreth 3 mijë të burgosur dhe normë 0.15 %.

Në krye të listës me normë të lartë qëndron Rusia, me 609,485 (0.42% të popullsisë). Bjellorusia pasohet nga 29,776 (0.31% e popullsisë) dhe Turqia e tretë me 229,790 të burgosur (0.28% të popullsisë së përgjithshme). Lituania (6,616 – 0,23%) dhe Letonia (4,243 – 0,22%), janë pesë vendet e para në Europë me normë më të lartë.

Islanda (131 – 0.04%), Qipro (654 – 0.06%) dhe Suedia (5.630 – 0.06%) janë në pozitën më të mirë sa i përket numrit të së burgosurve ndaj totalit të popullsisë.
Në një studim të mëparshëm të Kombeve të Bashkuara, rezultonte se norma e lartë e të burgosurve ndikonte në ekonominë e një vendi prej kostove të mbajtjes së individëve në izolim, si dhe në kostot ekonomike të vetë individit pas daljes nga burgu (vështirësi për gjetje pune, mungesë socializimi etj.) Sipas një përllogaritje të vitit 2017, duke iu referuar një raporti të hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive. Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë sipas raportit të hartuar. Vetë Ministria e Drejtësisë është shprehur se kostoja reale mujore për një të dënuar është 800 euro, afërisht 9 mijë euro në vit, më e lartë edhe se shumë vende të tjera në Europë.

Lidhur me kostot Shqiperia ka bere marreveshje me Greqine dhe Italine si dhe Angline per kthimin e te burgosurve shqiptarë në vendin e tyre, kundrejt pagesë se ketyre vendeve…

Tabela grafike që paraqet numrin e te burgosurve si dhe perqindjet