Shqiperia vendin e pare per te burgosurit, ne Greqi shqiptaret te paret ne mes 94 komuniteteve te tjera .

Emigracioni Rajoni

Dje edhe nje burg tjeter i ri ne Rec prej 790 vendesh  ju shtua vendit nga qeveria Rama-2. Por…

Nuk eshte rastesi por ndoshta nje strategji qe vjen per shkak te injorances. Shqiptaret per shkak te ligjeve alla-shqiptarce “Made in Albania “ denohen ne vendin e tyre ne nje kohe kur mund te kishte nje tjeter denim ashtu sic veprohet ne vendin fqinje. Kjo ka ndikuar qe vendi yne te renditet ne vendin e pare ne ballkan dhe ne vendin e 10-te ne Evrope.

Konkretish Shqipëria ka rreth 5.400 të burgosur, ka 1200 me shume se Greqia, pasi ne burgjet greke ndodhen 4.246 vendas, perjashto te huajt, te cilet jane 5.221. nga 9,467 të burgosur ne total.

Ne krahasim me nje dekade me pare numnri I te burgosurve shqiptar ne Greqi ka pesuar nje renje ne 1600 nga 2900 qe ish me pare, ndersa e kunderta ndodh ne Shqiperi ku numri nga viti ne vit fatkeqesisht ndikon nga nje rritje e theksuar.  .

Komunitetri shqiptar renditet ne vendin e pare ne mes te burgosurve te 94 komuniteteve te tjera. Nga 1600 shqiptare te denuar ne burgjet greke 556 prej tyre jane denuar per trafikim droge, 52 per trafikim te qenieve njerezore, 8 per mbajtje arme pa leje, per veprime te ndryshme 74, vjedhje 488, mashtrim 5, kercenim me arme 50, per vrasje 143, droge 556.

Pas shqiptareve renditen, Pakistani 444, bullgarët 417, turqit 375, sirianet 298, gjeorgjianet 291 dhe rumunet 223 te burgosur.