Shqiptarët për mbijetesë në rrugët e Suedisë

Emigracioni Kryesore

urimi portret -55Nga Urim Gjata /  Varfëria ekstreme në Shqipëri, aq sa edhe kriza në Greqi po mbush gjithnjë e më  shumë me shqiptarë rrugët e Stokolmit, të cilët kërkojnë punë dhe strehim. Ka kohë që qendra e Stokholmit është kthyer si Sheshi “Omonia” në Athinë, me dallimin e vetëm se këtu askush nuk vjen të marrë në rrugët e kryeqytetit punëtorë. Të gjithe shqiptarët janë më shumë hallexhinj, ndoshta dhe me nje vakt buke e nxjerrin ditën. Por, sapo mësojnë që je shqiptar të afrohen me shpresën, se diçka do të bësh për t’i ndihmuar. Gjithashtu shikon se në sytë e tyre ka dhimbje, lot dhe vuajtje, aq sa lë të kuptosh se shpresa është larguar përgjithmonë. Ata kërkojnë vetëm punë pa pyetur se sa do të jetë pagesa, kërkojnë të mbijetojnë qoftë dhe në “fund të botës”, duke sakrifikuar gjithëçka.

Shqiptarët për të mbijetuar kanë marrë rrugën e gjatë deri në Skandinavi për të siguruar një copë bukë për familjen dhe fëmijët e lënë vetëm, kanë lënë gjithçka të dashur vetëm për mbijetesë. Por mallkimi i perendive, shqiptarët po i ndjek kudo, për ta nuk ka asnje zyrë që t’i ndimojë, t’ju japë të paktën një informacion, por ndihen të vetmuar, të braktisur, kudo ku që shkojnë për të kërkuar ndihmë.

Ambasada sëbashku me shtetin shqiptar ka vdekur me kohë.

Për këta në Suedi nuk ka më as azil për gjakmarrje, dhe jo më ekonomik. Në përgjithësi ata cilësohen në regjistrin e emigracionit me një “minus” sapo regjistrohen nga autoritetet vendase.

Arsyeja?

Është se ata vinë nga një vend i sigurtë dhe “demokratik” nga një vend ku krimi, korrupsioni, pa barazia, gjakmarrja dhe varfëria po bën kërdinë, ku bandat të vrasin në mes të ditës pa pyetur kush je, nga nje vend ku jeta është gjeja më e lirë për çdo kriminel me kostum me pisolitet apo me kallash dhe tritol.suedia ne focus-1

Nga një vend ku të gjithë kërkojnë të ikin larg, sa më larg…

Fatkeqësisht shpresa e tyre vdes çdo minutë. Të vjen keq dhe ndjen dhimbje kur i shikon në atë gjendje, dhe nuk ke asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar, aq sa jo më shumë se nje kafe. Por si një emigrantë prej kohësh në këtë shtet skandinav do t’i thoja bashkëatdhetarëve të mi këto fjalë:

  • Mos u nisni për në Suedi pa u siguruar që dikush do ju presi.
  • Mos merrni rrugën pa u siguruar që dikush do ju marrë në punë.
  • Mos u nisni pa u siguruar qe dikush do ju ndimojë për një strehim me një krevat në një dhomë ku jetojne sëbashku dhe 2-3 emigrantë të tjerë. Sa për dijeni nje krevat kushton të paktën 2500 Korona ( Në se do keni fatin ta gjeni )
  • Si me dokumenta Greke, ashtu edhe me pashaporte Shqiptare, askush nuk ju merr në punë pa patur katër numrat e punës që nxirren vetëm nga zyra e punës ( Skateverket )
  • Numrat e punës mund t’i siguroni vetëm duke pasur një kontratë të rregullt pune nga një punedhënës vendas, ku dhe pagesa nga punëdhënësi bëhet vetëm nëpërmjet nr. të llogarisë në bankat Suedeze.
  • Nuk mund të hapni nje numër llogarie bankare në Suedi, pa vertëtuar bankave që kini numër pune, adresën e shtepisë, numërin e liçensës të punëdhënësit, si dhe një dokument që vertëton Bankës se të ardhurat në numrin tuaj të llogarisë do dërgohen nga firma që ai drejton.
  • Mos u besoni mashtruesve dhe seksereve shqiptarë apo të huaj, me pretendimin që mund t’ju gjejnë punë provizore me 6000 korona.
  • Shumë shqiptarë që kanë ardhur, jo vetëm që po enden rrugëve pa punë, por po e gedhijnë natën jashtë, aq sa kush ka fat dhe kap shortin, për një javë strehohet për të fjetur në Godinën e Kryqit të Kuq, godinë që u vjen në ndihmë endacakëve.
  • Zyra apo shoqata shqiptare ku mund të merrni informacionin e duhur apo ndonje ndihme juridike nuk ka…