Si u rrit marrëveshja Nano – Berisha në vitin 2002?

222

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka publikuar një status i cili sjell në fokus marrëveshjen e famshe të Nanos dhe Berishës më 5 prill të vitit 2002, duke e cilësuar këtë si historike. Sot në 15 vjetorin e saj ai krahason situatën politike, sjelljen e kryeministrit Rama kur nevoja për një marrëveshje sot është më urgjente se kurrë.

Statusi i plotë

5 prill 2002-2017 Një përvjetor që vlen si epitaf mbi varrin e konsensusit vullnetmirë. Sot mbushen 15 vjet nga marrëveshja historike politike Berisha-Nano e 5 prillit 2002, e cila pati për dëshmitarë edhe dy ambasadorë që lanë gjurmën e tyre në vendosjen e konsensualitetit politik në Shqipëri, gjermanin Geert Ahrens i OSBE dhe danezin Jorgen Grunnet i Këshillit të Europes. Me atë marrëveshje që u parapri nga 5 muaj negociata konfidenciale dhe publike (22 shkurt 2002 dhe 17 mars 2002) ku kam patur fatin të marr pjesë, mori fund kriza politike e zgjedhjeve të masakruara e të vjedhura të viteve 2000 dhe 2001 dhe kriza e zgjedhjes së presidentit me vota të një mazhorance të vjedhur dhe u vendos fillimi i reformes konsensuale zgjedhore, zgjedhja konsensuale e presidentit ndryshimi i prokurorit të pergjithshem dhe shefit të SHISH. ‎Ajo ishte marrëveshja që shtroi rrugën për një dekadë reformash dhe politike, kushtetuese dhe ligjore konsensuale e cila u mbyll për fat të keq me miratimin me konsensus te Kodit Zgjedhor në 2012. Ishin ato reforma kushtetuese dhe ligjore që stabilizuan vendin dhe mundësuan MSA, antarësimin në NATO, pranimin e aplikimit për antarësim në BE, liberalizimin e vizave, siguroi rotacionin politik paqësor të 2005 dhe atë të 2013‎. Ky i fundit siguroi edhe statusin e vendit Kandidat. Rama nuk arriti kurrë të prodhonte konsensus të tillë. Mbeti një lojtar i kësaj loje, maksimumi një mesfushor, por nuk arriti kurrë të ishte protagonisti i barabarte i një konsensusi politik. Asnjëherë nuk pati kurajën të nënshkruante një marrëveshje politike me kundershtarin e tij. Por ta linte me kaq, përseri do te ishte mire. Përkundrazi, në katër vitet e fundit ‎bëri cc’mos që ta shkatërronte konsensualitetin në politike.‎ E nisi në 2013 me prishjen e paktit kushtetues për të mos futur kriminelë në parlament e politike veteëm e vetëm që të merrte pushtet. Vazhdoi me reformen e njëanshme territoriale që kishte vetëm qellim elektoral për kapjen e pushtetit dhe me të cilën shkatërroi një nga themelet e stabilitetit politik e demokratik, vazhdoi më tej me reformën e njëanshme te drejtësise ku theu edhe konsensusin kushtetues të 22 korrikut 2016, dhe e përmbylli me mosbërjen e një reforme konsensuale zgjedhore, për herë të parë pas 15 vitesh. Ndokush mund të thotë se këto reforma patën bekim ndërkombëtar. Po, e mbështetur, asistuar dhe bekuar nga ndërkombëtaret ishte edhe reforma e njëanshme zgjedhore e 2000 që ishte po aq e rëndesishme saç është sot Reforma në Drejtësi e 2016. Ajo reformë i dha të gjithë kontrollin e zgjedhjeve qeverisë socialiste, prodhoi katastrofat e zgjedhjeve lokale të 2000 dhe Dushkun dhe masakrën e zgjedhjeve të 2001. Me pas iu deshën 10 vjet ndërkombëtarëve të tjerë të stabilizonin gabimin e reformës së vitit 2000. Nëse nuk mesojmë vetë nga historia, historia ta jep leksionin me forma të tjera. Kjo është trashegimiia politike e Ramës që e sheh veten reformator me kazem dhe qysqi në dorë. Ky përvjetor e nxjerr zbuluar këte kazmaxhi që bën marrëveshje vetëm kur është i dobët ose në hall, përndryshe i vë kazmën ccdo gjëje të arritur me besim e konsensus. Ky përvjetor e tmerron Ramen sot kur Opozita dhe aleatët e tij po i kerkojnë zgjedhje të lira e të ndershme‎ të bëra nga një qeveri teknike ku ai nuk do të jetë kryeministër. Sot është gjithmonë e më i vetmuar, dhe duke i mbyllur derën arsyes, i ka mbyllur derën edhe konsensusit të gjerë që do risjellë normalitetin, stabilitetin dhe rikthimin në rrugën e integrimit si vend pa krim, drogë e pa korrupsion. E kujt i duhet një kryeministër i tillë, që krihet në “pasqyrën magjike” të 1 milion votave të shkuara e të konsumuara dhe pyet pasqyrën kush është më e bukura e mbretërise? Marrëveshja Berisha-Nano e 2002 sot e ka mbaruar funksionin e saj. Madje trashëgimia e saj është vrarë nga Rama dhe të gjithë ata që e bënë mbret, e mbajtën mbret dhe e sollën deri në këtë derexhe, pavarësisht pendesave. ‎Sot më shumë se kurrë, është nevoja për një konsensus të ri që bazohet mbi moral dhe parime. Atij që konsensusi i duket antivlerë apo diccka e keqe dhe e dëmshme, duke perifrazuar Oscar Ëild, bën mirë të riekzaminojë ndërgjegjen e tij sepse me siguri diccka i është qelbur në shpirt! Të gjitha këto “pseudoreforma” të Ramës në 4 vitet e fundit, të cilat kanë dërrmuar apo rrënuar kolonat dhe themelet e kushtetutës dhe kanë deformuar përfundimisht arkitekturën e saj, bashkë me vrasjen e politikës konsensuale, bëjne të nevojshme një ngrehinë kushtetuese të re, krejt të re, që Opozita e ka pagëzuar Republika e Re. Por që në ccdo rast në themel duhet të ketë parimin europian të konsensusit për vlerat dhe cceshtjet themelore.