Sindikatave Greke: Më shumë se 195.000 vende pune do të humbasin në 2013.

273

papunesi-oaedhMë shumë se 195.000 vende pune do të humbasin në vitin 2013, në një kohë që afro 55.000 biznese të vogla do të mbyllen, nga të cilat 20.000 për sektorin e tregtisë, kjo sipas një sondazhi të fundit nga sindikat e Përgjithëshme të Greqisë( GSEVE). Kriza ekonomike sa vjen dhe po thellohet edhe më shumë, aq sa 33% e biznesit të vogël vlerëson se nuk do të ketë shërim të para vitit 2020. Të dhënat që rezultojnë dolën sot nga nga Konfederata e Përgjithshme e Profesionistëve, Zejtarëve dhe Tregtarëve dhe që i përket një studimi ekonomik për bizneset e vogla deri në 50 punonjës, të cilat përbëjnë 99.6% të bizneseve greke, që shohin në të ardhmen me pesimizëm. Sipas parashikimeve të sondazhit për gjysmën e parë të vitit 2013 mbetet e zymtë pasi pritjet janë negative për 6 në 10 kompani. Në të vërtetë, 45.2% e sipërmarrësve besojnë se gjysma e parë e 2013 nuk do të ketë angazhime në investime, dhe një përqindje prej 41.5% thonë se do të ketë mungesës së investimeve ( Publikuar sot ne gazeten “Ta Nea”) Pa rrugëdalje janë 170.000 bizneseve që thonë se ata rrezikojnë mbylljen deri në fund të 2013, nga këta 64,000 biznese në tregti. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013, humbjet e vendeve të punës  do të arrijë në 69.000 persona.