Skandal: 54% e të burgosurve në Greqi janë emigrantë

332

Greqia  renditet në vendin e dytë në “pesë” vendet e para evropiane , në të cilat të burgosurit e huaj në burgje kanë numrin më të lartë, për këtë Greqia fitoi vendin e dytë për 2015, sipas të dhënave të lëshuara (17 mars të 2017 )nga Këshilli i Statistikave të Zyrës Evropës ( SPACE).

Pesë vendet nga 41 të cilat janë anëtarë në Këshillin e Evropës, me përqindjen më të lartë të të burgosurve të huaj në të gjitha burgjet, është Zvicra (71%), Greqia (54%), Austria (53%), Spain – Katalonia (44%) dhe Belgjika (40%).

Paraqitja  e burgjeve evropiane, space në raport vjetor, konstaton se, pavarësisht zvogëlimit të përgjithshëm të të burgosurve në vitin 2015, nuk ka pasur progres në nivel evropian, për të ulur mbipopullimin, dhe numri i të burgosurve ka vazhduar të jetë mbi pozicionet në dispozicion.

Emigrantët përbëjnë afërsisht rreth 7 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe mbi 50 për qind të dënuarve në 34 burgje. Kjo do të thotë se në krahasim me popullsinë vendase janë dhjetë herë më shumë në numër për shkelje te ligjit. Një rastësi?