Kakavijë, policia bllokon autobuzat dhe u kërkon lekë udhëtarëve

544

Që në fillim desha të theksojë se puna jonë si gazetarë është informimi si dhe  ngritja e problemit dhe jo e gjykatësit, por dhe as e indiferentit. Lidhur me problemin e mëposhtëm janë me qindra raste,  të cilat të detajuara do ti jepen dikasterit përkatës, për t’u njohur me këto skandale që mbizotëron gjatë 15 viteve të fundit me protagonist uniformat blu, me shpresë se dikush më në fund do të verë dorë për të thyer këtë tabu. Ne asnjëherë nuk do pushojmë pa ngritur këto probleme që për disa ndoshta mund të duken dicka të vogla, por në realitet dëmtojnë dinjitetin e njeriut dhe imazhin e vendit, duke patur parasysh se cdo pike kufitare është tregues dhe një pasqyrë e shtetit tone…

Ndoshta e pabesueshme por një realitet që ndodh për 15 vjetë në pikën doganore të vendit tone. Një problem i njohur dhe i stërnjohur për organet përkatëse, që pa asgjë të keqe po tregojnë faktikisht gjëndjen e mjeruar se ku është katandisur kjo doganë një nga më të mëdhatë e vendit.  Liberalizimi i vizave ka rebeluar plotësisht autoritet përkatëse, të cilët kanë lënë pas dore dhe në mëshirë të fatit këtë pikë doganorë në disa punojës policie të pandërgjegjshëm. Pika doganore e Kakavijës, pasqyrë e shtetit tonë, sot për gati 15 vjet me radhë përbën turpin e shtetit shqiptar, një turp që ende vazhdon të na paraqesë një pamje të tmerrshme, që askush nuk do ta dëshironte më. Kjo pikë kufitare një nga më të mëdhat e vendit qëllimisht prej vitesh është lënë pas dore dhe askush nga dikasteri përkatës nuk mendon më për të ndryshuar këtë pamje të zymtë, pasi fitimet e paturpëshme janë të mëdha. Punonjësit e kësaj të pakontrolluar nga askush shpërndahen si korba për të zhvatur ndonjë lekë nga udhëtarët e shumtë.

Pothuajse çdo ditë drejt kësaj pike hyjnë dhe dalin me dhjetëra autobusë dhe automjete të ndryshme. Mijëra shtetas shqiptarë përfshi këtu edhe emigrantë janë dëshmitarë të gjendjes së mjeruar që mbizotëron në këtë pike, ku uniformat blu si korbat me një paraqitje të turpëshme, pa edukatë vijnë verdallë autobuzave, për të zhvatur ndonjë lekë nga shoferi i autobuzit, ose përndryshe autobuzi do të ri në pritje me orë të tëra pa asnjë arsye. Një paraqitje e tillë na jep të drejtën të theksojmë se kjo pamje konkrete nuk ka asgjë të përbashkët me vendet europiane. Pamja e jashtme e punonjësve të policisë lë mjaft për të dëshiruar, thuajse i mungon trajnimi dhe kultura e përgjithshme. Rrallë mund të gjesh ndonjë punonjës me uniformë të rregullt ashtu siç e përmban rregullorja, aq sa rrallë mund të gjesh ndonjë polic me xhaketë të mbërthyer e kapele në kokë. Gjendja aktuale të tregon se prej kohësh këtu në këtë pike doganore nga më të mëdhatë e vendit nuk është venë dorë prej shumë vjetësh. Askush nuk ka marrë mundimin për vendosjen e disa kamerave per të kontrolluar punën e “ndershme” të këtyre punonjesve që e kanë kthyer këtë pikë kufitare si nje çiflig të tyre.

Vulosja e pasaportave, një metodë antiligjoreaq sa edhe mos vulosja e tyre

Gjatë 20 viteve shteti shqiptar ende nuk ka mësuar nga vendi fqinj mënyrën e vulosjes së pasaportave edhe pse largësia ndërmjet tyre nuk kalon madhësinë e një gjysmë fushe të futbollit. Qeset e najlonit apo ndonjë kuti e çokollatash janë mjetet në të cilat përfundojnë pasaportat e shqiptarëve në këtë pike doganore. Gjatë udhëtimit Athinë-Tiranë-Shkodër (28 shkurt 2013)  shoferi i autobuzit  të linjës “Albania International”në kundërshtim me çdo rregull fillon të mbledhë pasaportat duke i futur ato në një  kuti, për vulosjen e tyre në mungesë të personit fizik që bëhet nga punonjësi i policisë,  më pas shpërndarje e pasaportave bëhet brenda në autobuz nga një udhëtar. Por, këtu jo çdo gjë ka përfunduar pasi odisea në këtë pikë sapo ka filluar. Ato janë të pavulosura qëllimisht, një metodë kjo që po përdoret nga këta punojës me qëllim përfitimi, ku kjo gjë u pa edhe gjatë kthimit po me të njëjtin autobuz po nga këta punonjës të veshur me uniformë blu. Lidhur me këtë metodë punojësi i policisë me nr. 7511 të identitetit të vendosur në uniformë që vuloste pasaportat na përgjigjet pa edukate dhe me një kërcënim. Më pas ky punonjës ka detyruar një udhëtar nga qyteti i Elbasanit që dispononte pasaportën e vjetër me nr.21042305 që ti jepte 5 euro, përndryshe nuk do ta lejonte qe të futej në atdheun e tij. Pasi ka marrë 5 euro, emigranti nga Elbasani është lejuar që të futej në tokën shqiptare. Brenda në autobuz u mësua nga shumë udhëtarë se pasaportat e tyre nuk ishin vulosur ( BB4144188, BD 0927022A) etj

Kthimi, po e njeta gjë. Korbat në kërkim të parasë

Kakavijë ora 2 e mëngjezit. Në pikën kufitare ndodhen 2 autobuza të cilët janë në pritje prej me se 2 oresh. Arsyeja ishte se një udhëtari i kërkohej garancia nga punojësi i policisë shqiptare, një kërkesë që nuk ishte në komptencën e tyre. Tek pyes punojësin e policisë që vuloste pasaportat përse na vononi prej me se 2 orësh, përgjigja e tij ishte kërcënuese se rendesi kishte qe te isha mire me shëndet dhe se ai po kryente detyrën e tij. Këtij punonjësi ju desh mbi 2 orë për të vulosur pasaportat tona, një vonese kjo që pas bisedimeve me shoferrin e autobuzit behet qëllimisht nga ana e tyre, pa asnjë arsye tjeter.

Më pas në autobuz futet formalisht një punonjës policie me një gisht të prerë me nr. 13806 të indentiteti të tij shënuar mbi uniformën blu, i cili në dritën e zbehtë të autobuzit mundohet të bëjë indentifikimin e udhëtarit në kundërshtim me rregullat e kërkuara…Por duheshin tre pyetje njera pas tjetrës që të na përgjigjesh se nga autoritetet shqiptare nuk duhet garancia udhëtarëve tanë që udhëtonin për në Greqi. Kjo pyetje kishte të bënte pasi kolegu i tij në kontrollin e pasaportave kishte dy orë që kishte bllokuar dy autobuza, vetëm e vetëm që ti zhvaste një udhëtari një shumë prej 10 mijë lekësh. Përgjigja e pyetjes sonë pse po vonoheshim për gati dy orë ishte: Aje mire nga shendeti, se spitalin e kemi afer. Une bej punen time pasi kam dyshimet e mia …” Më në fund mësuam se ai punonjësi i policisë që bënte punën e tij i kishte marrë 10 mijë lekë ( te vjetra) udhëtarit të autobuzit tonë.

Kontrolli i çantave njëlloj si para 20 vjetëve

Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë pike doganore, edhe pse kanë kaluar mbi 20 vjet. Konkretisht, më 3 mars në linjën “Albania International” në këtë pikë doganore në të ftohtin e madh, pas 2 orë pritje në një ambient jo të përshtatshëm, si dhe në mungesë të një ndriçimi të plotë, pasagjerët urdhërohen që të ulin plaçkat përtokë. Një prej policëve me një trup të madh me disa çelësa në duar bën sikur kontrollon çantat e pasagjerëve duke rritur pakënaqësitë tek udhëtarët. Ende pa ulur mirë gjithë çantat ai urdhëron qe të futen përsëri në bagazh, pasi më parë në dora e tij ka marrë 20 mijë lekë ( të vjetra). Një kontroll formal dhe irritues, një kontroll që dikush duhet të përgjigjet për nga formaliteti dhe në kushtet për të cilën bëhet. Edhe pse kjo pikë doganore është një nga më të mëdhatë e vendit, shteti shqiptar ende ngurron që kontrolli i pasagjereve të bëhet në mënyrë të tillë njëlloj si vendi fqinj. Një makinë e tipit skaner vendosur në këtë pike doganore do të kryente për së miri këtë kontroll, në mënyrë të kulturuar dhe konkrete. Por e nevojshme është edhe vendosja e disa kamerave , pasi kjo do të ndikonte në përmisimin dhe ndërgjegjësimin e detyruar të këtyre punonjësve për të kryer sa mirë detyrën për të cilën edhe paguhen

kakavije

Korrupsioni, 50 euro në ditë nga xhepat e emigrantëve

Mendohet se çdo punonjës fiton të paktën 50 euro gjatë orarit të punës së tij. Kjo është një llogarritje që shqetësimi ynë na shtyhu për të parë se sa lekë shkojnë padrejtësisht në xhepat e disa punonjësve të kësaj pike kufitare. Mendohet se çdo ditë hyjnë dhe dalin nga të dy anët rreth 60-70 autobuz duke mos llogaritur mjetet e tjera. Vetëm nga udhëtarët e autobuzëve mendohet se çdo punojës merr mesatarisht nëndorë të paktën 50 euro në ditë në mënyrë publike…

Shpetim Zinxhiria