Skandal ne Qipro: Politikanët nxjerrin parratë jashtë vendit

598

Është thyer “ligji i heshtjes” në Qipro, për atë që ka ndodhur në sektorin banker me politikanët vendas të cilët kanë çuar vendin sot në katastrofë. Dokumentat e zbuluara dhe të publikuar sot në gazetën vendase “Haravgi”  për transferimin e parave të bëra nga të afërmit e Presidentit të Qipros, zotit Nikos Anastasiadis ka tronditur mbarë vendin, në një kohë që populli po humbet gjithçka nga dita në ditë.Lidhur me skandalin, Presidenti i Qipros, tha se askush, madje as vetë, nuk është përjashtuar nga verifikimet e Komisioni i Kërkimit. ÓÕÍÅÄÑÉÁÓÇ ÕÐÏÕÑÃÉÊÏÕ ÓÕÌÂÏÕËÉÏÕ

Pas zbulimit dhe indijimit që ka shkaktuar publikimi i gazetës Ethons (kombit) ku të ashtuquajtur “listën e zjarrit” zbulohen lista me kreditë e politikanëve që duket se janë fshirë nga dy bankat kryesore në Qipro, duke shkaktuar një tronditje të vërtetë në masën publike që, vjehri i Presidentit të Qipros zotit Nikos Anastasiadis ( Vjehri i vajzës së tij) ka nxjerrë jashtë 21 milionë euro, tre ditë para se Eurogrupi të vendoste “prerje” në depozita.