Skandal: Nuk dallojnë dot rregullin nga abuzimi me rregullin.

Aktualitet Kryesore

arbeni ne focusARBEN MALAJ  /  Ka disa raste që autoritetet shqiptare portuale pengojnë tragetë të ndryshëm të futen në Portin e Vlorës dhe të Durrësit, duke krijuar situata të vështira për pasagjeret e tyre.

Disa adminstratorë të kompanive publike nuk dallojnë rregullin nga abuzimi me rregullin.

Në asnjë rast nuk pengohet një mjet transporti me 300 veta të futet në port, aq më tepër kur ai është nisur nga një port europian. Vendet europiane nuk po pengojnë emigrantët dhe nuk po i lenë në det, administratorët shqiptarë lene në mes të detit disa qindra udhëtarë, ku ka edhe shumë të moshuar dhe njerëz me probleme shëndetësore.

Autoritetet portuale ndaj tragetit mund të ketë shumë pretendime të drejta ligjore, por ndaj pasagjerëve në këto tragete kanë detyrimin numër një , t’ju eleminoj çdo vonese, t’ju eleminoj çdo kosto shtesë, t’u eleminoj çdo pasiguri, risk potencial edhe shendëtsore.

Rregulli nëpërmjet abuzmit të administratës publike nuk është rregull, por arrogancë që prodhon për qytetarët situata të veshtira sociale dhe ekonomike.

Në këtë rast jo vetëm duhet dhënë zgjidhje urgjente që njerëzit të mos qendrojnë në det, por duhet gjetur dhe penalizuar ai që abuzon me detyrën dhe që nuk ndan dot detyrimet primare njerëzore ndaj pasagjerëve me përgjegjësinë për ta parandaluar shkeljen e ligjit nga kushdo.

Të shpresojmë që kërkesa e përseritur e qytetarëve të mos bie në vesh të shurdhër…

Arbeni Malaj

(Ish-deputet i PS dhe minister_