Skënder Gega “lamtumirë” Partizanit, ikën nga drejtimi i ekipit

125

Partizani dhe Skënder Gega kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Ky është lajmi befasues i raportuar nga “Supersport”.

55-vjeçari, i cili mori drejtimin e skuadrës para një viti, udhëhoqi skuadrën drejt një titulli në kampionat që mungonte prej 26 vitesh. Një vendim me të vërtetë befasues, edhe duke parë deklaratat e bëra nga tekniku një javë më parë në emisionin “Gol pas Goli”.

“Çdo gjë mund të ndodhë, por dëshira ime është të qëndroj te Partizani. Paratë nuk janë problem për mua”, ka thënë ai kur është pyetur në lidhje me të ardhmen e tij.