Sllovenia: 62% e qytetarëve janë të pakënaqur nga politika e qeverisë

507

sllovenia 55

62% e sllovenëve janë të pakënaqur me politikën e qeverisë, krahasuar me 32% që e konsideron të kënaqshme, sipas një sondazhi të kryer nga departamenti i hulumtimit të tregut të Delo Stik e gazetës “Delo”.

Sipas sondazhit, rezultatet e veprimeve dhe masave të ndërmarra nga qeveria e Kryeministrit Alenka Bratousek që në katër muajt që po drejton vendin nuk është i dëshiruar dhe as pritet për më mirë

74% e vendasve konsiderojnë propozimin e bërë  nga Qeveria  për “taksa e krizës” do të ndikojnë dukshëm në buxhetin e familjes, dhe 66% besojnë se kjo taksë në fund do të bëhet realitet.

46% e të anketuarve thanë se planifikojnë të shpenzojnë të njëjtën sasi si vitin e kaluar për pushime, vetëm 4% do të shpenzojnë më shumë dhe 24% do të shpenzojnë më  pak, ndërsa një në katër do të bëjë pushime këtë vit.