“Snapchat” lançon “Spectacles”, syzet sociale që xhirojnë video, ja sa kushtojnë dhe si i blini

Teknologji

Risitë në teknologji nuk kanë të sosura edhe në aplikacionet e reja. Në pamje të parë duken si syze dielli, por në të vërtetë xhirojnë video të shpejta për ti ndarë me shpejtësi në chat.

Ato quhen “Spectacles” dhe janë syze-telekamera të lancuara nga rrjeti social “Snapchat”, aplikacioni për mesazhet ‘përdori dhe hidhi’ shumë e dashur nga të rinjtë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej nëntorit dhe tani gati për të dalë në Europë.

“Spectacles” mund të blihen në shpërndarësit automatik, me një çmim sa një palë syze dielli. Përveçse në Itali, “Spectacles” do të shiten edhe në Mbretërinë e bashkuar, Francë, Gjermani dhe Spanjë.

Shitësit automatik quhen ‘Snapbot’, janë me ngjyrë të verdhë dhe do të jenë gjatë gjithë verës në Londër, Berlin, Paris, Venecia dhe Barcelona, më pas do të shpërndahen edhe në qytete të tjera në Europës. “Spectales” janë mënyra më e mirë për të krijuar kujtime duke regjistruar atë që ne shohim, pa qenë e nevojshme të përdorim duart, shpjegon përfaqësuesi i shoqërisë.

“Spectacles” kanë një telekamer të vogël dhe do mjaftojë një prekje për të filluar regjistrimin e një ‘snap’ një video nga 10 deri në 30 sekonda dhe që mund ta ndani në “Snapchat”. Syzet do të kushtojnë rreth 150 euro.