Southempton interesohet për Lorik Canën

336

Southempton duket se ka kërkuar informacione mbi mesfushorin e Lacios dhe është gati të bëjë një ofertë për të bindur futbollistin të rikthehet në kampionatin ishullor. Skuadra e cila gjendet në vendin e katërt nga fundi në klasifikimin e Premier Ligës është duke kërkuar një lojtar cilësor për të forcuar mesfushën. Lorik Cana duket alternativa e duhur, kjo edhe për faktin se e njeh mjaftueshëm mentalitetin e kampionati t Anglez.Megjithatë, për t’u parë është edhe vendimi i vetë mesfushorit, i cili te Lacio tashmë është projektuar për t’u aktivizuar në rolin e mbrojtësit të qendrës. Cana e ka konfirmuar edhe më parë në deklaratat e tij faktin se do të qëndrojë në kryeqytetin Italian, të paktën deri në përfundim të sezonit, për të provuar të gjitha shanset e tij dhe mundësinë për të fituar një vend si titullar në formacionin e Petkoviçit.Asnjë minuta kundër Kaljarit. Në sfidën e parë për vitin e ri kalendarik, Lorik Cana nuk është aktivizuar për asnjë minutë nga trajneri Petkoviç. Në takimin që Lacio arriti të fitonte me vështirësi ndaj Kaljarit, mesfushori kuqezi ka qëndruar për gjatë gjithë takimit në stol, duke qenë në rolin e spektatorit