SPACE: Shqipëria në pesë vendet e para në Evropë në rritjen e popullsisë në burgje

Aktualitet

Këshilli i Statistikave të Zyrës Evropës ( SPACE) në raportin e publikuar më 17/03/2017 e ka renditur Shqipërinë si një nga vendet më rritme më të larta të numrit të burgosurve, duke lënë pas vende evropiane si, Franca, Sllovenia, Portugalia, Austrinë etj. Rritja e numrit të burgosurve në vendin tone ka ardhur në një kohë kur vendet e tjera të Ballkanit dhe ato të Evropës filluan të ulin ndjeshëm numrin e të burgosurve, kur vendit tone kostoja e një të burgosuri në dit i kushton vendit 12.5 euro.

 Në rritje në numrin e të burgosurve shqiptarë padyshim ka një meritë të madhe edhe kryeministri Rama me moton e bërjes së shtetit, ku i mbushi burgjet me shtresen e te varferve…

Sipas raportit Burgjet që mbetën fuqimisht të mbipopulluara ishin vende si Maqedonia (138.2 burgosurve për 100 vende), Spanjë (133.1), Hungari (129.4), Belgjika (127) Shqipëria (119,6), Franca (113.4) dhe Portugalia (113). Vende të tjera kanë vazhduar të vuajnë nga mbipopullimit në burgje, ishin Serbinë (106.4), Sllovenia (105,8), Italia (105,6), Austria (103.3) dhe Rumaninë (101.3) gjithashtu edhe Turqinë e Erdoganit.

Në burgjet e Moldavisë, Turqisë dhe të Çekisë të burgosurit ishin pak më poshtë se pozicionet e përcaktuara dhe, siç vuri në dukje, Greqia ka arritur të zvogëlojë numrin e të burgosurve nga 121.4 për qind që ishte në 2014 në 97.6 në vitin 2015.

Së fundi, ajo që është për t’u theksuar të gjendjes së burgjeve evropiane , shuma e përgjithshme e shpenzuar në vitin 2015 në burgjet për të burgosurit në 44 vende evropiane ka arritur në shifrën 21 miliardë euro.