Spahiu: Berisha ka marrë peng vendin, ta rrëzojmë

470

kreshnik spahiu

Kreshnik Spahiu, sot nga Lushnja ka akuzuar kryeministrin si diktator i cili ka marrë peng vendin. Kreu i Aleancës Kuqezi, i ka bërë thirrje partive në koalicion me Berishën, që të largohen në mënyrë që kjo Qeveri mos të dëmtojë zgjedhjet e 23 qershorit.“Përpara se të shkojmë më 7 prill tek marshimi ynë për çlirimin e gjithë Shqipërisë, u bëj thirrje partive politike që është koha që Parlamenti i gangsterëve të shpërndahet! I bëj thirrje partive që janë pjesë e koalicionit qeveritar, të largohen nga koalicioni i tradhëtarëve”, tha Spahiu.