Spiegel: Emigrantët po paguajnë ryshfete për te marre azil.

Emigracioni Rajoni

Rreth 18,000 vendime per dhenie azili nga viti 2000 deri në vitin 2018 do të shqyrtohen nga autoritetet në qytetin e Bremenit gjatë një periudhe tre mujore të planifikuar, tha presidenti i BAMF Jutta Cordt të premten në Berlin për agjensinë gjermane KNA. Revista gjermane Spiegel ka publikuar se azilkërkuesit paguajnë 1,000 euro për një avokat, për të marrë statusin e azilit, ndersa Cordt ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë “manipulim të qëllimshëm” gjatë procesit të shqyrtimit lidhur me kërkesat për azil.

Rreth 70 punonjës do të ngarkohen me procesin e rishikimit.

Nëse gjendet ndonjë keqbërje, një hetues i jashtëm do të merret me procedurat ligjore. Reuters raportoi se një nga drejtuesit e mëparshëm të zyrës në terren në Bremen Bamf dha vendime pozitive për 1200 aplikime për azil pa asnjë justifikim ligjor për ta bërë këtë. Ulla Jelpke, një anëtare e Partisë së Majtë në Bundestagun gjerman, kritikoi shqyrtimin për mos përfshirjen e vendimeve pozitive të azilit.