Starova nis punën

Futboll Sporti

Pas distancimit njëditor, dje trajneri Sulejman Starova ka marrë sërish drejtimin e të kuqve, të cilët kanë zhvilluar përgatitjet për ndeshjen e së premtes me Vllazninë.

Rikthimi i Starovës ka rezultuar edhe me plotësimin e grupit, pasi lojtarët që patën probleme të hënë, dje ishin thuajse të gjithë në fushë, me përjashtim të Renato Malotës, që ka një problem në shpinë. Dje ka nisur përgatitjet dhe Renaldo Kalari, i cili mungoi ndaj Luftëtarit për shkak të problemeve shëndetësore. Kalari dje është përgatitur i diferencuar, por pritet të jetë gati për Vllazninë. Xhevahir Sukaj dhe Edgar Çani as dje nuk kanë qenë të pranishëm.

 Por risia në këtë seancë ka qenë prania e një sulmuesi të huaj, për të cilin u tha se është për provë. Klubi nuk preferoi të japë të dhënat për sulmuesin, por thjesht u mësua se ai ishte nga Serbia. Çani është larguar prej disa ditësh në Itali, por uniforma e tij ka qenë prezent në fushë, pasi atë dje e kishte veshur sulmuesi serb që kishte mbërritur për provë, raporton “Panorama Sport”.