Ta shndrrojmë LDSH një forcë politike serioze

278

fane tarifa profil

Dr. Fane Tarifa  / A është e mundur që LDSH të evidentohet vërtet si një forcë politike serioze , një forcë që të gëzojë besimin e masave të gjëra të popullit ?

 

Këtë pyetje si alternative dhe domosdoshmëri e shtrojmë Ne që jemi të përfshirë në të, të gjithë ata që nëpërmjet LDSH-së, aspirojnë për një Shqipëri sa më të mirë,sa më të begate jo vetëm për një grusht njerëzish, por për shtresat e gjera të popullit. Si Kautski dhe Lenini patën theksuar se serioziteti i partisë politike qëndron në faktin se sa e lidh ajo fjalën me veprën, programin me praktikën, premtimet me realitetin! Në këtë kënd vështrimi evidentohen qartësisht dilemat dhe zhgënjimet edhe të idealistëve në partitë politikë të majta e të djathta, në sfondin e politikës shqipëtare!

Ka ndodhur shpesh tek “ne” që nga partitë tjetër thuhet dhe tjetër bëhet !

Thjesht si shëmbull më të afërt po marr rastin e alencës së LSI me PD, ndërkohë që populli e votoi LSI majtas, ndërsa ajo si parti u fokusua djathtas! Disa pseudoanalistë, sigurisht të mirëpaguar, e justifikojnë atë qëndrim si “Taktike” pragmatiste, për të amortizuar gjoja revanshin e së djathtës, si synym politik për një strategji më të detajuar të mëvonëshme ! Dhe kot populli nuk e thotë se “Bravo sa di “X” person, manovron duke mbajtur një dorë në revani dhe tjetrën në bakllava !

Premtimet elektorale të PS ishin joshëse ,ndjellëse për elektoratin e majtë ,si dhe për të lëkundurit, por realiteti në disa gjëra befason, sepse ka masa e vendime që shkojnë përtej të djathtës, siç janë çështja e çmimeve në nafte, rritja e moshës së pensionit e ndonjë tjetër…

LDSH nuk mund të pajtohet me zhytjen e vendit në borxhe, as me masat dritëshkurtëra koncensionare në të gjitha pasuritë e rëndësishme të vendit !

LDSH ka synym të përcaktojë shkencërisht minimumin jetik të popullatës ,për të nxjerrë “de facto” politikat e ndihmës dhe asistencës sociale, kjo jo vetëm me fjalë por në praktikë dhe drejtpërdrejt.

LDSH do ta bëje me vertetësi shërbimin shëndetësor falas në të gjitha hallkat e tij, duke luftuar manipulimet e mjekëve dhe personelit mjekësor me klinikat private dhe me pengesat artificiale që krijohen në aparatura dhe medikamente.

LDSH do të vendosë arsimin në binarë shkencore duke luftuar formalitetin, cektësinë ,kthimin e arsimit në një lloj biznesi fitimprurës.

LDSH ka në objeksion themelor kombinimin sa më racional të të gjitha formave të pronës ,per t’i vendosur ato në të njëjtat binarë ,në atë të efektivitetit kombëtar !

Ajo synon dhe do të realizojë çështjen kardinale ende të pazgjidhur, atë  të çuarjes se pronës tek i zoti.

LDSH do luftojë me synime të qarta për çeshtjen kombëtare duke e parë atë në përputhje me politikat europiane e ndërkombëtare, pa cënuar asnjëhere interesat kombëtare. LDSH do luftoje qëndrimet servile ndaj të huajve dhe do mbrojë me forcë dinjitetin kombëtar, pasuritë tona vlerore, të kulturës dhe traditave kombëtare !

Janë këto vetëm një pjesëz e asaj vëmëndjeje që doja të tërhiqja për ata që duan të aspirojne dhe përfshihen në radhët e LDSH

Te dashur të rinjë dhe të reja !

Ju që jeni e ardhmja e kombit, ju që jeni drita e shpresës, bashkojuni LDSH për një vizion sa më të arrirë për vehten dhe Atdheun. Për një Shqipëri që të vlerësohet dhe respektohet nga të huajt se e meriton !

fane ne focus news