Tafaj: Veliaj të kërkoj falje për gjuhën denigruese ndaj qytetarëve

351

bashkiaku ne focus-3Veliaj duhet të kërkoj ndjesë publike për gjuhën denigruese të përdorur ndaj qytetarëve të Kamzës dhe Paskuqanit.

Kështu ka reaguar në rjetin social të facebooku-ut ish ministri Tafaj ndaj kryebashkiakut të Tiranës,  lidhur me fjalorin dhe gjuhën diskriminuese që ky i fundit ka përdorur ndaj qytetareve por mbi të gjitha ndaj presidentit

Fjalori i papranueshëm dhe tejet diskriminues i Veliajt ndaj qytetarëve fisnik të Kamzës dhe Paskuqanit, të ardhur nga Veriu dhe Verilindja, tregon urrejtjen patologjike të tij dhe rilindasve socialistë ndaj Shqipërisë Veriore dhe Verilindore.

Kjo është gjuhë dhe qëndrim i trashëguar nga ish Blloku komunist.

Një gjuhë e tillë denigruese, diskriminuese dhe përcarëse bie ndesh me Kushtetutën tonë, ligjet tona dheu të gjitha konventat ndërkombëtare. Në cdo vend demokratik, kur një politikan i lartë përdor shprehje fyese ndaj qytetarëve, jo vetëm që kërkon ndjesë publike, por dorëhiqet nga politika.

Po ku pyet Veliaj për standarde demokratike ? Ku pyet Veliaj për Kushtetutën e Shqipërisë? Ku pyet Veliaj për Kryetarin e Shtetit?

Qytetarët e Tiranës nuk kanë zgjedhur një kryebashkiak që fyen qytetarët, fyen Presidentin e Republikës dhe nuk respekton Kushtetutën tonë.

tafaj ne focus 6