Tahiri : Ditë të zeza për drejtësinë, faleminderit medias!

Politika

tahiri falenderon mediat

Kështu shkruan në rrjetin social në facebook, ministri i Rendit Sajmir Tahiri, duke theksuar se ditë të zeza po vijnë për drejtësinë, por njëkohësisht nuk lë pa falenderuar edhe mediat.

Ja komenti i plotë i Tahirit:

Ditë të zeza për drejtësinë, ndër shumë të tilla, vetëm këtë jave. Njëri në Diber, tjetri në Fier, i fundit në Gjirokastër.

Ditë për të kuptuar përse nuk e duan vettingun, as Korporata e Gjyqtarëve, as KLD, as SHQUP-i. E jo vetëm këta!

Faleminderit medias! Po bën punën që duhet të bënin institucionet, për fat të keq, por kjo ka edhe më shumë vlerë.

Ka ende shpresë!

Reforma në Drejtësi do na çlirojë nga të gjithë palaçot në sistemin e drejtësisë, që sot vënë ende gjoba në xhepin dhe mishin e qytetarëve.

Vetëm reforma në drejtësi!