Tahiri: Nga sot numërojmë 100 ditët e fundit të Berishës

346

Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, tashmë ka nisur të numërojë 100 ditët e fundit të kryeministrit Berisha në pushtet. Me anë të një deklarate për mediat, Tahiri ka përkujtuar edhe tragjedinë e Gërdecit, duke vendosur gishtin fajësues mbi kryeministrin. “Sot numërohen 100 ditët e fundit të Berishës, ku qytetarët janë më të varfër, vendi më i korruptuar. Nga sot e përditë do fillojmë t’i japim qytetarëve 100 arsye për të mos votuar Berishën më 23 Qershor”, tha Tahiri. “100 ditët e fundit të Berishës përkojnë me 5 vjetorin e Gërdecit, këtë tragjedi që vështirë se do shlyhet nga mendja e shqiptarëve. Ajo ka mbetur sot pa fajtor, fajtorët janë të lirë. Tragjedia e Gërdecit është vetëm një nga arsyet që Berisha duhet të ikë. Ne do angazhohemi për të nxjerrë para drejtësisë djalin e kryeministrit dhe ministrin Fatmir Mediu”, tha më tej ai.

saimir-tahiri-ne-parlament