Tahiri viktime e sistemit te korruptuar ne Shqiperi?

Politika

Tahiri nje nga ish-ministra me te rendesishem te Rilindjes, sot eshte me ne arrest shtepie.

Emerimi i tij ne nje nga postet me te rendesishme te vendit ishte ndoshta nje nga veprimet me te nxituarit e kryeministrit, duke pasur parasysh moshen dhe eksperiencen e tij. Emerimi politik ne nje post te tille tregoi deshtim dhe duhet bere mesim per te ardhmen…

Tahiri fatkeqesisht u rrit ne nje sistem politik te korruptuar. Ndryshimi i sistenit politik ne Shqiperi e gjeti ate ne moshe fare te re, me nje politike te pamoraleshme.

Tahiri u rrit ne nje sistem ku politika shqiptare ne emer te Demokracise abuzonte sa majtas dhe djathtas.

Tahiri pranoi detyren e ministrit ne nje kohe dhe vend te gabuar. Ishte nje emerim qe kryeministri ja besonte mikut te tij me te afert, mikut dhe politikanit me te ri ne moshe. Jo pa qellim ai u emerua nga Rama ne kete poste kaq te rendesishem ne nje kohe kur vendi gumezhinte nga droga.

Tahiri po behet shembull, koke turku i ketij sistemi te korruptuar, thuaj se e keqja e Shqiperise eshte vetem ky minister. Ky sistem alla-shqiptarce kerkon ti tregoje botes se reforma ne drejtesi po fillon me nje arrestim shtepie, ne nje kohe qe deri me sot nuk eshte denuar asnje politikan apo zyrtar i larte. Per kete Evropa i dha vendit 8 milione euro per ndertimin e burgut te ri ne Fier per te korruptuarit, per “peshqit e medhenje”, por mesa duket mund te jete i pari jy njerei qe mund te kete kete fat te hidhur.

Sot ish-ministri eshte nje viktime e ketij sistemi ku ai u rrit, i ketij sistemi qe e ngriti ne qiell dhe sot e fundosi si nje kove pusi. Po me ne fund dikush do te behet kurban pervec politikaneve te tjere te cilet sot hiqen si engjej, aq sa lene vendin ne kete moment kritik dhe shkojne jashte per te promovuar librat e tyre, te titulluar KURBAN

Focus News