Te ndalim politikat diletante dhe spekullative (Refleksione per politikat aktuale ne Shqiperi )

172

Prof.Doc. Fane. S. Tarifa/

Duke ndjekur propaganden aktuale tejet te politizuar, duke pare deklarimet e bujeshme nga te dy krahet e politikes shtroj pyetjen ;

Si ka mundesi qe disa gazetare, anliste e politikane ne cdo rast qemtojne me imtesi per te gjetur gjilperen ne kashte, per te gjetur apo perifrazuar me dashakeqesi ndaj vendit te vet ndonje thenie te te huajve qe ndeshkon vendin e tyre ?

Edhe sikur te thuhen shume gjera pozitive dhe vleresime per Shqiperine, por mjafton te hidhet qofte edhe nje fjale e vetme me syrin kritik, qe keta lloj njerezish ta marrin ate cikerrime, ta fryjne e perzmadhojne dhe ta kthejne ne uragan kunder vendit te tyre.

Eshte e vertete qe Shqiperia hallemadhe ka shume probleme per te zgjidhur, dhe se nuk duhen zmadhuar edhe ato arritje minimale qe jane evidente, por kjo sdo te thote qe duhet kaluar ne cdo rast ne ekstrem, sepse dihet se cdo qendrim apo interpretim ekstremist qofte ai i majte apo i djathte eshte njelloj i gabuar dhe i demshem.

Historia ka treguar se ndaj popullit tone ka patur shume qarqe e diplomaci dashakeqese, qe e kane konsideruar vendin tone si mish per top, objekt dhuratash per te kenaqur orekset shoviniste.

Por ka patur edhe qendrime miqesore e mbeshtetese, ka patur me shume sakrifica te te pareve per te shpetuar vendin nga synymet lakmitare te qarqeve antishqiptare.

A ka ende qendrime bipolare dhe jo dashamirese ndaj vendit tone dhe a kane ato ndonje baze mbi te cilen ngrihen e orientohen?

Sigurisht qe nuk mund t’i perjashtojme ,por duhet t’i njohim dhe mundesisht te amortizojme sa me shume te jete e mundur.

Ka arsye objektive e subjektive per qendrimet e jashteme ndaj vendit tone, arsye qe shpesh ndikohen nga lidhjet e traditat historike, por shpesh edhe nga ai ndikim apo perceptim negativ qe kane mundesuar disa nga emigrantet shqiptar te atashuar ne vende te ndryshme.

Sigurisht qe keto opinione jane ndikuar se emigrantet shqiptar te shkeputur nga nje sistem diktatorial, nga nje varferi eksterme, nga gjendja ne kufijte e durimit te shpreses se vrare, kane manifestuar nje padurim te skajshem dhe si rezultat kane kryer edhe shume veprime antiligjore ne ato vende.

E megjithate nje mendje e kthjellet nuk mund te vere shenjen e barazise midis veprimeve te nje grushti njerezish pavaresisht se te cilit komb jane me natyren dhe qenesine e tere kombit te tyre.

Ne kete sens skepticizmi i disa intelektualeve dhe politikaneve te huaj eshte i ceket, jo logjikisht i motivuar dhe tregon me shume simptoma indiference se sa perligje te atij qendrimi.

Mire, i kuptoj keto qendrime te jashtme, por nuk arrij te kuptoj qendrimet e disa politikaneve tane, te shume analisteve e gazetareve, qe ne rivalitetin politik, vjellin vrer ndaj vendit te tyre.

Hyrjen drejt e Europes e deshiron populli dhe kjo gje eshte nje tendence historike drejt arritjes se saj, prandaj ajo nuk ka asnje ngjyre partiake dhe nuk eshte e s’mund te jete as atribut i ndonje qeverie.

Te jesh kritik ndaj qeverise eshte nje qendrim parimor, i domosdoshem, qe i jep frymemarrje demokracise, qe e ben ate funksionale dhe realitet te drejtperdrejte.

Kritikat ndaj qeverise dhe gjithe strukturave te saj nuk kane lidhje dhe nuk mund te jene atribute te baltosjes se gjithckaje te vendit, te nxirjes se realiteteve jashte cdo logjike.

Dikush nga politikanet e huaj edhe mund te jete kritik apo, skeptik, mund te behen edhe vrejteje e sugjerime , qendrime keto normale ne nje proces integrimi, por t’i meshosh me shume force atyre vrejtjeve, te kapesh vetem e vetem prej tyre dhe te anashkalosh vleresimet pozitive, ecjet perpara te vendit etj. nuk mund te justifikohet tek politikanet dhe analistet e gazetaret tane.

Per mendimin tim keta njerez jane mendje prishur, shpirtzinj, arriviste te coroditur, mbase dhe vegla te te huajve dashakeqes te kombit tone.

E keqja eshte se rreth tyre aviten edhe grupe njerezish te paformuar dhe shpesh tej mase te ideologjizuar qe perdoren si mish per top!

Problemi i dyte eshte ai qe e degjova nga gazeta Integrimi: Kreu i LSI paska kerkuar amnistine e pasurive te politikaneve!

Nuk mund te interpretoj saktesine e lajmit, por me ben pershtypje kjo kerkese se cfare deshiron te arrije me kete anmnisti, vetem amnistine e politikaneve, te pasurise se tyre, apo te dyja njeheresh. Kjo eshte nje tullumbace politike nje shashke per njerezit e thjeshte. Pra ne si popull duhet te perligjimi t’i konsiderojme normale gjithe ato bema te politikaneve tane gjate ketyre 28 vjeteve!

Dhe morali i kesaj kerkese rezulton te jete :

Deri tani ju politikane keni vjedhur, pervetesuar, kontrabanduar, trafikuar, shperdoruar, mashtruar e genjyer sa mundet e tani mbas rrjepjes se thelle qe i keni bere ketij populli ju takon edhe te amnistoheni ?!

Pse nuk e ngreni zerin ju zoterinj te LSI per konfiskimin e pasurive te te gjithe atyre qe kane mashtruar deri tani kete popull, qe jane mbidhjamosur ne kurriz te popullit te tyre ?

Indirekt thuhet se ckane bere e vjedhur, kontrabanduar a pervetesuar deri tani ju lumte, se politiken e drejtojne pikerisht ata qe kane shire me pasurite e ketij vendi e ketij populli. E ne se e arrijne edhe kete gje , ne se vigjilenca popullore fashitet e gjunjezohet, ata hajduto-kriminelet mafioze mbeten te paprekshem dhe te pandeshkueshem. Mire e keni zoterinj, se denimet e burgjet jane per fukarenjte, per njerezit e thjeshte, per ndonje pensionist apo ndonje varfanjak qe nderton nje mur pa leje, apo per ndonje qe merr dicka nga energjia elektrike, se nuk ka leke qe ta paguaje ate qofte edhe vetem sa per ndricim.

E keta duhen ndeshkuar e futur ne burgje, sepse jane keta fukarenj qe corodisin rendin kushtetues dhe prishin gjumin e rehatine e politikaneve mafioze. Eshte interesante se disa ligje qe jane futur me urgjence ne kodin e procedures penale , jane ligje te huazuara nga vende me standarte te larta zhvillimi, dhe jane marre e futur tek ne ku standarti yne eshte me shekuj mbrapa ,por jane vene per te penalizuar njerezit e thjeshte dhe kaq !

Eshte e vertet qe ne France apo Itali edhe ngjyren e bojes se shtepise duhet ta kesh te miratuar nga njesia vendore, por mos harrojme se atje shteti i eshte pergjigjur komunitetit me teresine e detyrimeve qe nga infrastruktura, kanalizimet, uji, ndricimi, pastrimet, pyllezimet, mbrojtjen e mjedisit etj.

Vecori te nje shteti me Demokraci te Konsoliduar !

Te kerkosh rregullsi urbanistike eshte nje risi pozitive , por kur kerkon duhet edhe te japesh , dhe jo ne kete rremuje urbanistike qe tashme ekziston te kalohet menjehere ne ekstrem.

Jo zoterinj te nderuar gaboheni rende!

Te gjithe ata politikane qe kane marre apo pervetesuar pasurite e ketij populli, jo vetem qe nuk duhen amnistuar, por duhen demaskuar, duhet marre ajo pasuri qe nuk eshte e perligjur dhe i duhet shperndare popullit. Kjo do tingellonte si nje qendrim i drejte ne favor te vendit dhe te popullit tone. Keto jane per mendimin tim dy nga cudirat tona shqipetare, cudira qe edhe nje mendje te paformuar e hutojne.

Shtrojne pyetjen disa intelektuale ; C’po behet me kete vend dhe me kete popull? Perse te kete kaq shume skeptike ndaj vendit tone, ndaj ketij populli qe eshte kaq vital, apo ky skepticizem eshte rrjedhoje vetem e evetem e aktivitetit te politikaneve tane ?

Pa u fokusuar ne ndonje grupim te caktuar, duke patur parasysh se shumica e gazetareve dhe analisteve te cilet na jane bere edhe si pjestare te cdo emisioni, sikur ata jane dhe s’ka te tjere, jane sherbeteore te bindur dhe te mirepaguar te politikaneve tane. Vemendja duhet te perqendrohet tek maja e ajsbergut, maje ku rrine politikanet, ata qe drejtojne timonin e politikes.

Eshte e sakte qe edhe populli yne ka qeverine qe meriton, por cdo gje rrjedh, cdo gje leviz dhe ne kete levizje duhet te derdhet energjia vitale e popullit, qe tu tregoje vendin qe meritojne edhe politikaneve te mbrapshte dhe atyre qe jane plangprishes per kombin e vet.

Ka ardhur koha qe gjithe ata intelektuale te ndershem dhe te perkushtuar per vendin e tyre te ngrihen dhe te thone fuqishem fjalen e tyre, bile te behen avangarda e levizjeve progresiste popullore.

Le te shpresojme per dite me te mira per Shqiperine dhe per permiresimin e vizioneve te gazetareve, analisteve e politikaneve tane!