Të parafundit në Europë

354

6
Shqipëria është vendi i dytë më larg standardeve të BE-së në 35 vendet të Europës. Një indeks i përvitshëm që botohet nga instituti i shoqërisë së hapur në Sofie e klasifikon vendin tonë si më të keqin për të jetuar në Europë. Në renditjen e përgjithshme Shqipëria klasifikohet e parafundit duke lënë pas saj vetëm Bosnjen një shtet i përfshirë nga konfliktet etnike pa mbarim. Indeksi i Konvergjencës, i cili tenton të masë se ku ndodhen ish-vendet komuniste në raport me standardet e Bashkimit Europian merr parasysh katër kolona kryesore, që janë ekonomia, demokracia, cilësia e jetës së qytetarëve dhe mirëqeverisja. Çdo kollonë përbehet nga një gamë e gjerë treguesish të veçantë.  Në renditjen e përgjithshme Shqipëria klasifikohet e parafundit duke lënë pas saj vetëm Bosnjen një shtet i përfshirë nga konfliktet etnike pa mbarim.  Në fushën e ekonomisë të ardhurat për frymë të shqiptarëve janë 3.5 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian. Norma e punësimit, që shpreh numrin e atyre që kanë një punë ndaj totalit të personave nga 15 deri në 64 vjec është vetëm 48.4 për qind, ndër më të ulëtat në kontinent. Po kështu, infrastruktura e dobët rrugore dhe klima e rënduar e biznesit penalizojnë renditjen e Shqipërisë në këtë tregues. Në kolonën e dytë, atë të demokracisë, pakënaqësia e shqiptarëve me mënyrën si fuksionon sistemi demokratik në vend dhe liritë e cënuara e rendisin Shqipërinë sërish të parafundit në Europë. Sa i takon cilësisë së jetës, renditja përkeqësohet nga pabarazia e lartë ekonomike, mundësitë e pakta që ofr on për shqiptarin mesatar sistemi arsimor dhe treguesit e dobët të shëndetësisë, që lidhen me jetëgjatësinë dhe vdekshmërinë foshnjore. Tek dy treguesit e fundit vendi renditet në ekstremin negativ. Në kolonën e fundit që mat indeksi, atë të mirëqeverisjes, nënvizohet korrupsioni e lartë, mungesa e kontrollit mbi këtë fenomen, destabiliteti politik dhe tensionet e brendshme në vend.  Shqipëria prej vitesh shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Europian, por përtej procesit politik, vendi ynë sipas këtij indeksi, është ai që ndodhet më larg Europës, përvec Bosnjes.