Të zhduket injoranca sebashku me ambasadoren Hobdari nje orë e më parë

214

Shpetim Zinxhiria  /

Emigrantët shqiptar nuk meritojnë nje përfaqësim të tillë të shtetit shqiptar më Athinë, një përfaqësim që përmban ne vetvete nga injoranca hakmmarrje dhe kthimin e kësaj përfaqësie ne nje Gestapo te vertete. Gabimet te momentit falen dhe nga këto nxirren mësime, por kur këto përsëriten me vetedije atehere ato jane faje dhe te denueshme akoma me shume kur jane persona publik te veshur me kostumin dipllomatik. Bëhet fjalë për ambasadoren tone Adriana Hobdari, ardhur me parashutë nga ministri Bushati pas nje lidhje familjare, gje që ndikon që në këtë përfaqësi të sundojë nepotizmi. Dikush duhet ta ndaloje kete sundim nepotik.

Ne kete perfaqësi shqiptare te kthyer me kuptimin e plote te fjalës Gestapo ndiesh i huaj me se i huaj kur ngreh problemet për mbrojtjen e emigranteve tane, nuk duan te bashkëpunojnë për raste te tilla, te ofendojne dhe te kercenojne. Jane keta drejtues që duhet të ikin një orë e më parë. Në vend që kjo ambasade te hape dyert per shqiptaret, te kthehet ne një qender kulturore për gjith shqiptaret, per te rinjte,shoqatat dhe artistët është kthyer në një kështjellë të errët.

 

15 nentor 2017, nje grup xhirimi i ardhur nga Tirana sëbashku me babain e nje viktime 29-vjeçare vrare nga policia ne Ano Patisia, shoqëruar nga avokati i tij u la me urdher te kesaj ambasadore jashte në shi, me kercenimin se do te theritej policia greke. E gjithe kjo bedej ne një kohë kur tre-katër policë greke brenda ne ambientet e ambasades tone ne kundërshtim rregullat benin gallate seshnin me godat e kafese ne duar.

7 Mars 2018 po ky baba i viktimës sëbashku me avokatin e tij kishin mbyllur nje takim me kete zonje te nderuar, pas një udhetim prej 750 kilometrash mbrijnë në ambasadë me shpresë se do te merrnin përgjigje lidhur me hetimet per vrasjen e djalit te tyre. Me te mbritur i babai i viktimës ( Nikolla) kjo zonje le zyrën dhe ulet poshte jashtë godinës ne avlli dhe ne këmbe bisedon vetëm 15 sekonda dhe ikën. Edhe pse e dinte arsyen e takimit ajo injoroi edhe nje here familjen e viktimes, pasi sipas një konsulli qe askush nuk di se cfare pune ben, ish arsimtar dhe tashme dipllomat se ne po përpiqemi ta bejme hero viktimën, në vend qe ky konsull i ardhur nen shpatullat e te vellait te tij gazetar te na ndihmonte, po na ofendonte.

Te gjitha keto janë te dokumentuara pasi është përgatitur një dokumentar me pjesmarrjen e ish Avokatit te Popullit, Ministrit të Drejtësisë, avokatit te familjes shqiptar dhe grek, mjekeve ligjor, punonjesve te funeralit etj.

Sjellja arrogante e kesaj ambasadoreje u pa edhe njehere qe me 24 dhjetor te vitit kaluar me shkrim i eshte kerkuar nje takim mbi kete vrasje, por ende nuk ka nje pergjigje. Sjellja e saj ofenduese dhe debimi i gazetareve nga ambasada me urdher te saj tregon qarte se me ke njeri kemi te bejme kur vjen puna ne mbrotje te jeteve te emigranteve shqiptare. Nj peticion sapo ka filluar per kerkimin e largimit te saj per te ikur nje ore e me pare. Zoti te ve dore…Shqiptaret te cilët blenë këtë ambasadë me mundin dhe gjakun e tyre nuk mund te durojne më me kete njeri antishqiptar.