Teknologjia e re konverton mbeturinat e dioksidit të karbonit në lëndë djegëse

197

Një hap që do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit nga ndryshimet klimatike

Midis përpjekjeve ndërkombëtare për të kufizuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile, shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar mënyrën më efektive për të kthyer mbeturinat e dioksidit të karbonit në lëndë djegëse. Është fakt se dioksidi i karbonit lirohet nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe kontribuon dukshëm në ngrohjen globale. Kapja dhe ruajtja e karbonit është procesi i grumbullimit të mbeturinave të dioksidit të karbonit nga termocentralet e lëndëve djegëse fosile dhe ruajtja e tyre mund t’i pengojë ata të hyjnë në atmosferë. Ky proces kontribuon ndjeshëm në uljen e kontributit të lëndëve djegëse fosile në ngrohjen globale.