Teresa Mei: Nga zgjidhja e emrit do të përfitojnë si IRJM ashtu edhe Greqia

113

Versioni që mund të pranohet nga të dyja palët është një zgjidhje e përgjithshme dhe jo zgjidhje e pjesshme, tha Zaev sot gjate takimit me kryeministrin britanik Tereza Mei ne konference shtypi te perbashket.

Zonja Mei tha se: “Maqedonia është e përkushtuar për zgjidhjen e çështjes së emrit, kjo zgjidhje do të sjellë përfitime neto për të dy vendet dhe shprehu mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në këtë”.

Zoran Zaev tha nga ana e tij se: “miqësia midis IRJM-së dhe Greqisë po rritet, besimi është ndërtuar dhe unë sinqerisht besoj se mund të gjejmë një zgjidhje.Versioni që mund të pranohet nga të dyja palët është një zgjidhje e përgjithshme dhe jo zgjidhje e pjesshme. Ne duam të shohim nëse zgjidhja me të vërtetë mund të pranohet nga në të dy anët “.