Tiranë, nis puna për bulevardin e ri

450

 

bulevardi 33

Kryetari i Bashkise Lulim Basha e ka konsideruar fillimin e punimeve si një ditë historike.
“Po hapim një korridor të ri zhvillimi për Tiranën, një korridor punësimi, nxitje të sipërmarrjes, si dhe një hapësirë të re të gjelbërimit dhe argëtimit”, tha Basha.
Por ndonëse sheshi ishte rrethuar nga forca te shumta të Policise Bashkiake dhe RENEA-s, kryetari i bashkise eshte pritur me protesta nga banoret shtepite e te cileve do shemben pasi preken nga gjurma e bulevardit te ri.Ata thone se prona e tyre eshte vleresuar me 26 mije leke për metër katror dhe disa here më pak se sa u takon.
“Ne biseduam gjatë me të dhe çmimet e vlerësuara iu dukën qesharake. Ne presim një përgjigje të zezë mbi të bardhë nga kryetari i bashkisë”, thotë një banor.
Por Basha u ka premtuar banorëve se do të korrigjojnë vlerësimin e bërë për shtëpitë që do të shemben.
“Siguroj sot banorët që preken nga ndërtimi i bulevardit se do të korrigjojmë çdo shpronësim në parametra të pamerituar, në mënyrë që çdo banor i bulevardit të ri të ndihet bashkëaksionar në këtë projekt madhor të qytetit tonë”, premtoi Basha.
Kryetari Basha falenderoi, Emirin e Kuvajtit, Qeverine e Abu Dabit dhe Emirin e Katarit per kontributin ne realizimin e ketij projekti.

Berisha përshëndet punimet për bulevardin e ri
Kryeministri në ikje Sali Berisha ka përshëndetur nisjen e punimeve për ndërtimin e bulevardit të ri në Tiranë.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Berisha ka vlerësuar se bulevardi i ri zhvillon atë pjesë të kryeqytetit që sipas tij është e izoluar nga qendra.
“Të dashur miq, sot filluan punimet për ndërtimin e Bulevardit të Ri dhe sistemimit rekreativ të lumit të Tiranës, projekt i studios së famshme “Grimshaw”.
Buluevardi i ri lidh Tiranën me Paskuqanin dhe ka një gjerësi rreth 70 m dhe si një korridor i vërtetë ekologjik lidh liqenin artificial me liqenin e Paskuqanit.
Ai është vazhdim i bulevardit egzistues të ndërtuar 80 vite më parë sipas idesë së arkitektit gjenial Brasini dhe projektit të një grupi arkitektësh të udhëhequr nga Florestano Di Fausto.
Bulevardi i Ri zhvillon gjysmën e braktisur e të “paralizuar” prej mbi 80 vitesh të Tiranës, krijon mijëra e mijëra vende pune, i jep kryeqytetit pamjen e një metropoli modern europian dhe garanton një përmirësim të madh të trafikut, gjelbërimit, tregut dhe punësimit. Sistemimi i lumit të Tiranës e shndërron atë nga një zonë e shëmtuar hedhurinash në një zonë shumë të bukur rekreative.
Mirënjohje të thellë donatorëve bujarë, autoriteteve të UAE, Katar, Kuvajt, Bashkisë së Tiranës, kryetarit të saj, studios “Grimshaw” dhe dhjetëra e dhjetëra ekspertëve të shoqërisë civile për këtë vepër themeluese, monumentale të Tiranës së shekullit të 21-të. Urime!!”, thotë Berisha në mesazhin e tij.