Toponimet përball injorancës shqiptare

1022

Toponimet  përbëjnë sot një nga problemet më kryesore të emigrantëve tanë në Greqi, një problem me protagonist injorancën e vetë shtetit shqiptar, një shteti që ende nuk po i jep zgjidhje këtij problem që nga janari i 2011. Problemi është po ai i ngritur edhe dy vite më pare, ku autoritetet greke kërkojnë që emrat e vendeve greke të mos shkruhen në pasaporta vetëm në gjuhën shqipe por edhe në latinisht siç parashikon Organizata e Kombeve të Bashkuara me një nga Konferencat për Standardizimin e Emrave Gjeografikë. Sipas OKB-së, në dokumente zyrtare, apo harta gjeografike, të gjithë emrat e Greqisë duhet të shkruhen siç shqiptohen në gjuhën greke, por të konvertuar me germa latine: Thessaloniki për Selanikun, Kastoria për Kosturin, Florina për Follorinën, Kerkira për Korfuzin, etj. Kështu duhet t’i shkruajë edhe Shqipëria, që e ka të zgjidhur çështjen për qytete si Athina, Katerini, Larisa, Patra etj, të cilat fatmirësisht edhe në shqip shkruhen ashtu siç e kërkon katalogu i New Yorkut.

Siç dihet toponimet  janë kerkesa me emergjente e emigracionit tone në Greqi, po sot faktikisht kjo emergjencë është lënë pa u zgjidhur, ku dy vendet e mpleksura kërkojnë lëshime nga njera –tjetra. Greqia pas anullimit të marrëveshjes së ujrave teritoriale po i bën presion vendit tone gjithnjë e më shumë për korigjimin e pasaportave, ndërsa shteti shqiptar eshtë tërhequr më llogjikën se korigjimi i pasaportave për faj të tij ka një kosto ekonomik. Kjo llogjike banale ndikon që shumë fëmijë shqiptarë të lindur në Greqi të humbasin lejen e qendrimit dhe kjo jo për faj të tyre, por për faj të injorancës së autoriteteve shqiptare. Por thuhet se, sipas Ministrisë, në funksion të zgjidhjes së saj janë zhvilluar një numër i madh takimesh dypalëshe në Tiranë dhe Athinë. Por…

Lidhur me këtë problem gazeta ( 8 janar 2014) komunikoi me ambasadorin tone në Athinë z. Dashnor Dervishi, i cili nga ana e tij u shpreh se: “Lidhur me toponimet nuk ka patur probleme në kufi, por problemet kanë dalë në zyrat e administratës greke, lidhur me rregjistrimet dhe rinovimin e dokumentave të qendrimit. Pengesa nxjerrin kryesisht vendet që janë në kufi me Shqipërinë,  (Janina dhe Selaniku)

emigrantet 1

 Pak histori…

MPJ reagon për kthimin e fëmijëve

11/10/2012

Nisur nga rastet e fundit të kthimit të emigrantëve shqiptarë në kufirin me Greqinë, Ministri i Jashtëm Edmond Panariti zhvilloi një bisedë telefonike me homologun grek, Dimitris Avramopulos ku i ngriti këtë shqetësim.

Policia e kufirit po kthen mbrapsht dhjetëra familje

16 janar  2013

Policia e kufirit po kthen mbrapsht dhjetëra familje, pasi në pasaportat shkrimi bëhet vetem ne gjuhen shqip. Policia kufitare greke në pikën e Kakavijës nuk ka lejuar kthimin në Greqi të dhjetëra familjeve shqiptare për parregullsi në pasaportat shqiptare të personave të lindur në shtetin helen.

Athinë, shqiptarët protestë për toponimet

1.05.2013

Një grup emigrantësh shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi janë mbledhur sot në një proteste para ambasadës shqiptare në Athinë.

Protesta bëhet për sensibilizimin dhe me tej gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për çështjen e toponimeve ne pasaporta, qe i pengon emigrantet te lëvizin lirisht për ne atdhe

Emigrantët shqiptarë në Greqi levizje të lirë 7 deri më 12 maj 2013

Emigrantët shqiptarë mund të hyjnë dhe dalin lirisht ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë në periudhën e Pashkës, pavarësisht problemeve të konsideruara nga pala greke me  toponimet në pasaportat e fëmijëve të tyre. Kjo është arritur falë një marrëveshje ndërmjet drejtorive të kufirit të Shqipërisë dhe Greqisë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Në bazë të marrëveshjes deri në 7 maj do të lejohet lëvizja e lirë në Kapshticë ndërsa deri në 12 maj në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës

–  Drejtori i Kufirit në Gjirokastër, Admir Abrija, me Drejtorin e Policisë të Janinës dhe Komandatin e pikës kufitare greke në Kakavijë, bien dakord se nuk do të ndalohet asnjë familje me fëmijët e lindur në Greqi, që ka probleme me toponimet në pasaportë, të kalojë kufirin deri në fund të muajit gusht. (13 korrik 2013)

– Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangjelos Venizellos ka premtuar se do të angazhohet për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së pengimit të lëvizjes së fëmijëve të emigrantëve shqiptare të lindur në Greqi, për shkak të vendosjes së toponimeve në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre. Këto deklarata Venizelos i bëri gjatë takimit që pati me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi

GREQI – Kodi i Ri i Emigracionit në Greqi ofron thjeshtëzimin e procedurave të shumta e të ndërlikuara të legalizimit të emigrantëve. Për herë të parë, Greqia në një projektligj që do të ketë 140 nene përfshin 20 ligje, 6 dekrete presidenciale, 42 akte rregullimi të ligjeve të mëparshme për emigracionin. (27 gusht  2013)

Avokati i Popullit: Zgjidhni çështjen e toponimeve

29/07/2013

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën apel Ministrise së Jashtme të zgjidhe sa me parë çështjen e toponimeve në dokumentet zyrtare të emigrantëve shqiptarë, fëmijët e të cilëve nuk mund të kalojnë kufirin për të pushuar në Atdhe këtë sezon.

Ministria e Jashtme deri me tani nuk ka dhene asnje shpjegim nderkohe qe publikisht i kerkohet ketij dikasteri te sqaroje shkaqet ligjore qe cuan ne lindjen e kesaj problematike.

Cilat jane masat qe po ndiqen per te zgjidhur kete ngerç te krijuar per levizjen e emigranteve drejt vendit te tyre dhe a eshte ngritur Autoriteti Shqiptar per standardizimin e perdorimit te emrave gjeografike ne dokumentat zyrtare? A ka nje fature financiare per zgjidhjen e kesaj problematike?

Reagon MPJ: Toponimet, në zgjidhje e sipër

Ndërkaq, menjëherë pas kësaj deklarata ka reaguar dhe Ministria e Jashtme, e cila me anë të një njoftimi bën me dije se, përsa i përket çështjes së toponimeve, ajo është bërë pjesë e axhendës së bisedimeve zyrtare me palën greke që në vitin 2011, kur kjo e fundit e ngriti si problem.

Emigrantët shqiptarë në Greqi janë duke u përballur sërish pengesat nga shteti fqinj për dokumentat e qëndrimit të tyre atje.

8 janar 2014

Sërish këtë herë problem janë toponimet. Ndërsa pak muaj më parë për shkak të tyre, fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në shtetin fqinj nuk iu lejohet kalimi në kufi, këtë herë atyre nuk po iu rinovohen lejet e qëndrimit.  Mijëra familjeve shqiptare iu është dërguar nga shteti grek një letër ku njoftohen se iu lihet në dispozicion vetëm një muaj afat për të bërë rregullimin e vendlindjes së tyre në pasaportat shqiptare, në të kundërt atyre i është komunikuar largimi nga Greqia. Vendlindja e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi është e shkruajtur në shqip, ndërsa shteti fqinj kërkon që ato të shkruhen në gjuhën angleze, duke e vënë këtë kusht për rinovimin e lejeve të qëndrimit në Greqi.

toponimet 55

Historia e emigrantëve tanë krhyer tashmë në një legjende të hidhur ende vazhdon…