Tragjedia : Aksident automobilistik, nëntëmbëdhjetë emigrantë të vdekur, pesë të plagosur

Rajoni

Turqi  / Vdekjen tragjike kanë gjetur nëntëmbëdhjetë emigrantë, mes tyre edhe fëmijë, kur kamioni që i mbante ata u kthye dhe si përfundim humbn jetën. Në pesë numri i të plagosurve, shkruan gazeta Hurriyet

Përplasja ndodhi sot në orën 8 të mëngjesit pranë aeroportit Adnan Menderes. Sipas Hurriyet, kamioni ishte duke lëvizur me shpejtësi të pjerrët në brigjet e Smyrna me qëllim qe emigrantët te hypnin në një anije për të kaluar në ishullin grek Samos.

Shoferi, identiteti i të cilit nuk ka qenë i njohur, ka humbur kontrollin e automjetit, ka kaluar në rrymën e kundërt dhe kamioni ka rënë në një hendek ku u përmbys dhe u shkatërrua tërësisht. Në këtë pikë, ekipet e shpëtimit u përpoqën për t’u përballur me një pamje të tmerrshme, pasi nëntëmbëdhjetë vetë ishin të vdekur. Të plagosurit janë pesë, mes tyre shoferi i automjetit.