Tragjedia me emigrantë: Tre të vdekur nga të ftohtit në kufirin greko-turk

Greqi

Media greke njofton se nga te ftohit në fshatrat e Evros afër kufirit greko-turk, tre emigrantë kanë gjetur vdekjen.

Agjencia turke Anatoli, ka raportuar se autoritetet e vendit kanë identifikuar trupat e tre emigrantëve klandestin në periferi të Adrianopojës, pranë kufirit Evros. Sipas informacioneve të para, të tre trupat pa jetë ishin gjetur në fshatra të ndryshëm turq pranë kufirit greko-turk dhe ndoshta kishin për qëllim të kalonin Evros. Emigrantët duket se kanë ngrirë deri në vdekje për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta që mbizotërojnë në zonë.