Tsipras: “Ndryshimi një sfidë ekzistenciale për Evropën”

Bota

“Ndryshimi është një sfidë ekzistenciale për Evropën dhe forcat progresive,” tha Alexis Tsipras në fjalimin e tij në darkën e punës të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Partisë Socialiste Europiane (PSE). Kryeministri theksoi rëndësinë e forcave progresive të një kornize të përbashkët për ndryshimet që ka nevojë Evropa. Ai vuri në dukje prioritetin e transparencës dhe demokracisë në funksionimin e institucioneve evropiane dhe paraqiti një sërë propozimesh për të siguruar konvergjencën.

“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat progresive të kenë një kornizë të përbashkët për ndryshimet progresive që ka nevojë Evropa” dhe theksoi se “për ne është më e rëndësishmja transparenca dhe demokracia në funksionimin e institucioneve evropiane” Eurogrup dhe Mekanizmi i Stabilitetit Europian (ESM).