Turpi! Fyhet Shkodra, qyteti i djepit të qytetrimit, kulturës dhe humorit

Kryesore Opinion

Tahir SHAHU  /   Shkodra përbëhet nga shkodranët, të cilët janë brenda kufijve të Shqipëris, ndërsa kryeministri yne ” i nderuar ” është i gjithë Shqipërisë, si dhe Shqipëria përbëhet nga shqiptaret. Vet pozicioni i tij është që të qeverisë vendin e tij, popullin e tij pa dallime partiake,etj. Mirpo ”i shumnderuari k/ministri Rama.” na e ndanë vendin në kujdesin atëror dhe në kujdesin e asaj të njerkës. Nga shumë e shumë ”proçka” që ka bërë po edhe po bën si në rastin e fundit në Shkodër ku fyen k/bashkiaken e këtij qyteti, e cila Shkodra e ka zgjedhur dhe e ka votuar si më të mirën. Po haron kryeministri si “adolishent” që është edhe i kryeministri i gjithë  shkodraneve.

Ai nuk ofendoj vetëm zonjën e nderuar Voltana Ademin, po njëkohësisht ofendoi edhe atë pjesë të popullsisë së madhe të Shkodrës, plus edhe punën e nderuar të intelektualëve, ekonomistëve magazinere etj.

0 moj Shqipëri e mjera Shqipëri, kush të qeveris tani.

Po lexoj që z. Berisha na paska sharë një gazetare, gabim jo vetem i madh po edhe i rëndë, aq sa nuk po pushojnë gazetat kundër tij, dhe mirë bëjnë, po për kryeministrin Rama qe ndryshe nga z.Sali me nji gazetare, ofendoi k/bashkjaken e një qyteti më kryesor mbas Tiranës ,pse nuk po ndihen…?

Sikur ta bënte z.Lulëzim a po z. Berisha, si do zjenin të majtët individ dhe gazetarët do shkruanin dhe do flisnin aq shume dhe ndyrë, sa nuk do ekzistonin lapsa dhe letër në Shqipëri. Fanatikët e të dy krahëve t’i ulin thikat dhe shpatat, sharjet, fyerjet dhe kërcënimet, se nuk e reklamojne vehten për mirë dhe i bëjnë keq popullit (”QE E DUAN AQ SHUME”)