Turqi: 4,000 të arrestuar për kalim kufiri brenda javës

Emigracioni Rajoni

Gjatë javës së kaluar, autoritetet turke kanë arrestuar 3,821 njerëz, të cilët janë kapur, ndërsa po përpiqeshin të kalonin kufirin e Turqisë me Bashkimin Evropian ose të hynin në vend ilegalisht, njoftoi ministria e brendshme turke. Ata përfshinin 547 njerëz që u kapën në det. Ministria gjithashtu tha se gjithsej 226 trafikantë të dyshuar u arrestuan gjatë së njëjtës periudhë. Që nga një marrëveshje e diskutueshme midis Turqisë dhe BE në mars 2016, numri i migrantëve që udhëtojnë drejt BE-së, veçanërisht Greqisë, nga Turqia është zvogëluar ndjeshëm.