Turqi : Rritja e popullsisë 15%, ndërsa në burgje një rritje prej 287%

48

Sipas shifrave të lëshuara nga Shërbimi i Burgjeve të Turqisë, deri më 13 janar, ekzistojnë rreth 355 qendra të paraburgimit në territorin turk që strehojnë 179,611 të burgosur. 170,759 prej tyre janë burra, 6,468 janë gra dhe 2,348 janë identifikuar si të mitur. Siç është përmendur, sistemi i burgjeve të vendit me objektet e tanishme mund të strehojë edhe 565 të burgosur të tjerë. Në vitin 2002, kur AKP fitoi pushtetin, numri i të burgosurve arriti në 59,429 dhe në janar 2015 arriti në 170,300, një rritje prej 287%. Në të njëjtën kohë, popullsia e Turqisë u rrit vetëm 15%.