U votua projekt-ligji kundër racizmit

499

antiracist ne focus

Sot në Parlamentin grek është votuar nga shumica ligji antiracist në leximin e dytë të komisionit përkatës të Parlamentit. Në favor të projekt-ligjit ishin deputetët e partisë në fuqi Nea Dhimoktatia, Pasok ( socialistët) që janë aleatë me qeverinë Samaras dhe Dimar ( E Majta Demokratike). I pranishëm në shumicën e neneve ishte opozita SYRYZA, e cila nuk votoi as pro dhe as kundra, ndërsa Partia Komuniste (KKE) dhe partia naziste Agimi i Artë, votuan kundra këtij ligji, ndërsa grekët e Pavarur e kanë rezervuar pozitën e tyre në Parlament.

Ministri i Drejtësisë Charalambos Athanassiou vuri në dukje se ka pranuar një propozim të shumicës së partive që do të mbulohen nga mburoja mbrojtëse e personave të nënshtruar dhunës për shkak të orientimit të tyre seksual, por nuk pranoi të përfshijë dispozita për zgjerimin e partneritetit civil çifteve të gjinisë së njëjtë, duke thënë se kjo është një çështje e vështirë që kërkon studim, veçanërisht lidhur me pasojat ligjore që prodhon në aspektin e ligjore, sociale dhe fetare.