UNICEF: Ardhja e fëmijëve refugjatë në ishujt grek po rriten, 7 mije bene udhetimin e rrezikshem kete vit…

69

Numri i fëmijëve që mbrijne në ishujt grekë si refugjatë është rritur, pasi më shumë se 7,000 kanë bërë këtë udhëtim të rrezikshëm deri tani këtë vit, tha një zyrtar i OKB-së, duke paralajmëruar për kushte të rrezikshme dhe jo të shëndetshme në kampet e mbipopulluara.

Zyra e OKB-se për fëmijët UNICEF theksoi se keta femije të kampeve duhet të transferohen menjëherë në mjedise më të sigurta ne Greqi.

Mesatarisht, më shumë se 850 fëmijë mbërritën në ishujt grekë çdo muaj nga janari deri në gusht, duke arritur 32% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha UNICEF, duke mos përmendur ndonjë shkak të veçantë për këtë rritje, por vuri në dukje se shumica prej tyre erdhën nga zonat e prekura nga konflikti

Përfaqësuesi i UNICEF Lutz Melandri, i cili vizitoi ishullin Lesbos dhe Samos javën e shkuar, parashikoi se ardhjet do të rriten në muajt e ardhshëm dhe paralajmëroi se shërbimet mund të shperbehen.

Sipas UNICEF-it, ne ishujt greke ka rreth 20,500 refugjatë dhe emigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

“Shumica e fëmijëve dhe të rinjve që takova u desh të përballeshin me traumën mendore të luftës dhe pastaj të detyruar të iknin nga shtëpitë e tyre. Tani ata jetojnë në kushte të mjerueshme dhe fundi nuk është i dukshëm, “ tha Melandri.

UNICEF ftoi vendet e tjera të BE për të rritur ofertat e tyre për rivendosjen e refugjatëve dhe për të përshpejtuar ribashkimin e familjeve.