Vdekja tragjike e ligjvënësit rus

168

Hetuesit në Rusi thonë se një ligjvënës rus ka vdekur pasi ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në një saunë në Shën Petersburg.

Në kumtesën e sotme, Komiteti Hetues Federal tha se Vadim Tyulpanov, anëtar i Këshillit të Federatës, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë, dje ishte lënduar pas rrëzimit dhe ishte shpallur i vdekur nga ekipi mjekësor i emergjencës. Mediat ruse raportojnë se Tyulpanov e kishte thyer kafkën kur ishte rrëzuar, shkruan Rel.

Komiteti tha se autoritetet e zbatimit të ligjit po synojnë t’i përcaktojnë në mënyrë precize rrethanat dhe shkaqet e vdekjes. Prej vitit 2011, Tyulpanov ishte anëtar i Këshillit të Federatës.

/D.Xh/